Prej disa vitesh Donald Fa nga Kameruni jeton dhe punon në Shqipëri.
“Unë jam konsulent në biznes dhe fillimisht kam hyrë në diskutim me disa biznese shqiptare, për të parë mundësin për t’iu shitur mallra në Afrikë ose për të blerë produkte nga Afrika. Këtu në Shqipëri respektohen të drejtat e njeriut më shumë se në vendin nga vijmë ne. Niveli i pagave është shumë konkurrues me Kamerunin e vendeve të tjera afrikanë. Paga mesatare atje është afërsisht 100€ në raport me Shqipërinë ka goxha diferencë”, thotë ai.
Madje ka tërhequr edhe shtetas të tjerë prej andej që punojnë aktualisht këtu.
“Po ka shumë emigrantë. Për shembull kur shkon një person në një vend, një shok ose vëllai, do vijnë mbrapa kushërinjtë apo shokë. Janë të punësuar shumica në hoteleri në ndërtim”, thotë ai.
Kurse për shqiptarët ai thotë se nuk kanë durim dhe se duan të bëjnë lekë shpejtë.
“Po dëgjo unë mendoj se ti rin shqiptar e dua të rrijë këtu. Duhet të kenë një çik më shumë durim. Shqiptarët nuk kanë shumë durim për të mësuar një zanat. Ata duan lekë shumë shpejt, po nuk kanë durim për të hyrë e për të punuar”, thotë ai.
Lajmi kryesor:
Emigrimi po sfidon ekonominë, 70% e shqiptarëve ikin ‘për ekonomi më të mirë’! Sytë nga vendet e treta, 19 mijë aplikime për leje qëndrimi vjet










