Titulli pronar, po iu kushton gjithnjë e më shumë qytetarëve shqiptar. Sot çmimi i apartamenteve po rritet disa herë më shpejt se pagat.
Në 6 mujorin e dytë vjet çmimet e pronave u rritën me 28% krahasuar me 2024 thotë Banka e Shqipërisë, ndërsa pagat për të njëjtën periudhë u nga 83.401 lekë paga mesatare në fund të 2024-ës shkoi në 86.984 lekë në fund të 2025-ës.
Përballë vrullit të shtrenjtimit të pronave, qeveria vjen me ‘Programin e Strehimit’, me 7 mijë apartamente në ‘duart e qytetarëve’.
Shteti propozon dy skema kryesore për të lehtësuar blerjen ose përballimin e kostos së banesës. Rreth 3 mijë familje do të përfitojnë subvencionim të qirasë, deri në 200 euro në muaj, ndërsa 4 mijë familje parashikohet të mbështeten me kredi të buta. Për kreditë, interesi është 0% për apartamentet deri në 60 mijë euro dhe 3% për banesat mbi këtë vlerë.

Përfitues të këtyre skemave do të jenë të rinjtë, çiftet e reja, emigrantët e rikthyer dhe kategoritë më në nevojë. Kush janë edhe të ardhurat, që nuk duhet të kalojnë 280 mijë lekë në muaj. Kurse kredia maksimale që do mund të marrin qytetarët nuk mund të kalojë 20 milionë lekë.
.jpeg)
Ekspertët në ‘Portofol’ në Report TV, edhe pse vlerësojnë nismën si pozitive, kanë rezerva për tavanet e caktuara, pasi sipas tyre nuk pasqyron realitetin e çmimeve të pronave në treg.
“Janë 7.000 çalas në dorë për vitin e ardhshëm, u tha që bën çelësa banesash sociale, por jo se do të t'i dhuroj. Pra, përmes kësaj ke banesa me zero lekë për ata që janë familje me të ardhura shumë të pakta, pra që mund të jetojnë dhe në ndihmë sociale dhe është një program social për çiftet e reja”, tha Fatos Çoçoli.
"U bë vite që nuk shikojmë kreditë e buta dhe e kanë të pamundur. Ne i shikojmë qytetarët që shpenzojnë para dhe nuk dot me shtëpi. Ne nuk gjejmë dot apartamente me 6.000€, nuk ka shans t'i gjejmë në Tiranë”, thotë vlerësuesi i Pasurive të Paluajtshme Ervin Demirxhiu.
Ekspertët theksojnë se ndërhyrja e qeverisë duhet të jetë një strategji e qëndrueshme dhe afatgjatë për të adresuar numrin e madh të mijëra familjeve që kërkojnë strehim të qëndrueshëm.
"Qeveria nëse në të vërtetë do t'i bëjë këto shtresa, do duhet të bëjnë një pakt me ndërtuesit, që të gjejë apartamente që janë në ndërtim. Sot mund të gjesh apartamentin me 60.000€ në zonat shumë periferike të Tiranës, por nuk mund të shërbejnë si kolateral, të cilat nuk mund të fusin në kreditim dhe prandaj është problem. Më mirë ule, bëje 3500 apartamente, por të jetë e arritshme”, tha Demirxhiu.
Vetëm për të financuar blerjen e banesës kredia e marrë nga qytetarët ka regjistruar rekorde. Prej vitit 2020 kur pati një kapërcim të fortë edhe shtrenjtimi i apartamenteve, kredia për blerje banese ka shënuar një rritje të pandërprerë. Nga 26.7 miliardë lekë në vitin 2020, kredia për banesa u rrit në 64.4 miliardë lekë në vitin 2025. Vetëm në 7 muajt e parë të vitit 2026, kredia për blerje banese ka arritur në 41.9 miliardë lekë. Interesi për kredinë hipotekore gjatë këtij viti ka qenë 3.8%.
.jpeg)
Sipërmarrësi Zef Shtjefni thotë se shkaqet për shtrenjtimin e shpejtë të pronave janë disa.
“Janë tre shkaqe, pronarët e trojeve ata marrin 30-40% të apartamenteve. E dyta është faktori i klienteleës së jashtme të huaj dhe e treta është rritja totale e kostove në të gjitha në të gjithë zinxhirin e ekonomisë. Apartamentet qëndrojnë në këto çmime kaq të larta për shkak edhe të ofertës që vjen nga të huajt që duan të blejnë apartamente tek ne, vjen nga emigrantët tanë që kanë bërë mjaftueshëm para për të marrë një shtëpi të dytë”, tha Shtjefni.

Tirana bëhet e ‘paprekshme’ për çmimet e pronave, eksperti: Zonat e lira, ku mund të blihet po pakësohen
Problematike në vend janë edhe çmimet e referencave që janë shumë më të ulta sesa çmimi për metër katror në treg të lirë. Eksperti i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu, thotë se në zona të caktuara diferenca mes referencës dhe çmimit real mund të arrijë deri në dyfish.
“Kemi institucione që japin kredi për punonjësit e tyre dhe këto i japin me çmimin e referencës. Por ne e dimë shumë mirë, që diferenca mes çmimit të referencës me çmimet e tregut janë shumë të mëdha. Mund të kemi dhe vende që çmimet janë dyfish më të larta se referencat”, tha Demirxhiu.
Për shkak të çmimit të lartë thotë eksperti qytetarët kërkojnë një banesë të vogël, por që në fakt është edhe më e kushtueshme.
“Qytetarët me të drejtë synojnë garsonierën, synojnë apartament 1+1. Por këto dy kategori pronash janë shumë më të shtrenjta sesa pronat e tjera, sepse duke qenë se janë të vogla, vlera për metër katror është shumë më e lartë sesa për apartamente më të mëdha”, shprehet eksperti.
Sa i përket zonave më ekonomike për blerësit, Demirxhiu veçon disa prej territoreve në periferi të kryeqytetit.
“Zona më ekonomike për momentin është Paskuqani, është pjesa e Yzberishtit, e Kombinatit. Por nga pjesa e Kombinatit nuk kemi shumë oferta faktikisht. Është edhe fshati Linzës, se zona poshtë në Fresk nuk preket më”, tha ai.
Ndërsa sipas referencave të qeverisë të miratuara në 2023-shin për Tiranën zonat më ekonomike janë në Xhamllëk, rrugën “Bardhyl” dhe “Kongresi i Manastirit”, çmimi referues është 98.500 lekë për metër katror. Pas tyre renditen Poligrafiku, Shkoza, Lana Bregasi, Linza dhe Sauku, me 97.200 lekë për metër katror.
Në zona të tjera, çmimet referuese janë më të ulëta. Tregu Industrial dhe Bregu i Lumit janë në nivelin e 89.900 lekëve për metër katror, ndërsa Qyteti Studenti, Varrezat e Dëshmorëve dhe Selitë me 85.700 lekë.
Në skajin tjetër të listës janë zonat periferike. Baldushku dhe Ndroqi kanë një çmim mesatar referues prej 32 mijë dhe 34 mijë lekësh për metër katror, ndërsa Bërzhita është në nivelin e 34 mijë lekëve.









Komente
Komento