TIRANË - Shtatë kandidatë të partive të vogla kanë dorëzuar dorëheqjen në KQZ duke u tërhequr nga gara për zgjedhjet e 11 majit. Në dokumentin e tyre të dorëheqjes shkak kryesor kanë paraqitur arsye shëndetësore, ndërsa një kandidat i Partisë ‘Mundësia’ të Agron Shehajt nuk pranoi të ndërpriste punën e tij si mësues, gjatë periudhës zgjedhore.
Kandidatët që janë dorëhequr janë 3 të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, një në Kukës e një në Berat, 2 të Partisë Social Demokrate të Tom Doshit në Berat dhe në Durrës, një e ADR së Edmond Stojkut në Korçë.
2- Hyda Kuci, - PSD Berat - arsye shëndetësore
3- Joan Sotir, - “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Korçë,- arsye shëndetësore
4- Daniela Alite - PSD Durrës - arsye shëndetësore
5- Xhilda Boçari, - 'Lëvizja Bashkë" Korçë - arsye shëndetësore
6- Fadil Bekaj, - Partia Mundësia, Fier - mësues
7- Edi Piring e ADR, Korçë - arsye familjare
Kandidat i Agron Shehajt mësues që nuk di të shkruajë
Fadil Bekaj është mësues i një shkolle publike në Hekal të qarkut të Fierit i cili kandidoi për partinë “Mundësia” të Fierit. Deri këtu gjithçka është në rregull. Absurdja është në dokumentin e dorëheqjes që mësuesi Fadil Bekaj ka dorëzuar në KQZ dhe ku evidentohen shumë gabime drejtshkrimore.

Sipas dispozitave ligjore, një punonjës i administratës shtetërore, edhe rasti i mësuesit, duhet të pezullohet nga detyra nga momenti i regjistrimit të tyre si kandidat deri në datën e përfundimit të numërimit të votave në zonën ku kandidon.
“Punonjësit e administratës shtetërore të sipërcituar, marrëdhënia e punës të së cilëve rregullohet me ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, bazuar në detyrimet e përcaktuara në vendimin nr. 122, datë 26.02.2025, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme për vitin 2025” si dhe në përcaktimet e nenit 6, pika 2, të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, “Për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të cdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve” të Komisionit Rregullator, të ndryshuar, “...pezullohen nga detyra nga momenti i regjistrimit të tyre si kandidat deri në datën e përfundimit të numërimit të votave në zonën ku kandidon...”.
Puna qe kryej eshte mesues ne shkollen publike Hekal.
Duke mos u qartesuar nga ana ligjore kam kaniduar perkanidat nga partia mundesia qarku Fier
Po ju dergoj kte kerkese se ne qofte se ligji nuk te lejon per kte periudh zgjedhore te kryesh profesionin si mesues,ateher te crrejistrohem nga kanidatura per kanidat dhe te vazhdoj profesionin e mesuesit.
Pres perjigje nga ana juaj.
RESPEKTE DHE PUNE TE MBARE
Fadi BEKAJ 21-03-2025
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komente


E kane nxirre kete proces me cfaredolloj zhgarravine. 100 veta qe kane elektorat, te gjithe i kane futur neper lista per deputete.
Përgjigju