Nga kasolla në një shtëpi të re, ja surpriza për Vit të Ri për familjen në Librazhd

Jetonin në kushte shumë të vështira jetese, në një shtëpi gërmadhë me dërrasa  të kthyer në një kasolle, aty ku familja e vjetër e Xhevat Buzanit ka jetuar 15 vitesh në Librazhd .    

Por, familja Buzani në Çercan të Librazhdit kësaj here kishte për vizitë një mik të veçantë këtë fillim viti të ri për urim dhe për festën e shtëpisë së re.

Përmes një postimi në profilin e tij të  rrjetit social, Taulant Balla ka publikuar një video gjatë vizitës në shtëpinë e re në familjen Buzani, e cila deri para pak kohësh jetonte në një “shtëpi” tërësisht jashtë funksionit për të qenë një banesë ku një familje mund të jetonte.

Kasollja ku jetonte familja në Librazhd

Në  video buzëqeshja e jetës duket se është rikthyer për familjen nga Librazhdi , ku nuk ka munguar as edhe dreka familjare në të cilën kanë marrë pjesë edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me Kryetarin e bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra.

“Mirëmëngjes ! E filluam vitin 2019 më të gëzuar në familjen Buzani, në Çerçan të Librazhdit, të cilët ky Vit i Ri i gjeti në shtëpinë e re ndërsa tre fëmijët me plot dhurata. Përkrah shtëpisë së re qëndron ende kasollja e vjetër, aty ku familja ka jetuar prej 15 vitesh. Sipas zakonit, për shtëpinë e re, nuk mungoi edhe dreka familjare. Faleminderit të gjithëve që kontribuan dhe në mënyrë të veçantë Kastriotit, Kryetarit të Bashkisë Librazhd, për bashkëpunimin me donatorët në punë të tilla që duan  dhe përkushtim. Jam i bindur që shumë më tepër do të mund të bëjmë për familjet në nevojë gjatë 2019! Qoftë ky vit plot me gëzime dhe më shumë dashuri!”, shkruan Taulant Balla në facebook.

Shtëpia e re që u ndërtua për familjen në Librazhd

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AGRON: 04/01/2019 12:44

    Bravo keni bërë që kjo familje të mundë të jetojë një jetë normale ,kto inisiativa që merni janë shumë herë më të nevojshme se ti afrohet një shumë lekësh të cilat do ishte një zgjidhje e momentit,kjo që keni bërë është për të ardhmen e fëmijve të cilët jetonin në kushte të mjerueshme dhe jo për fajin e tyre.Bravo

    Përgjigju
  • redi: 04/01/2019 11:33

    Nuk ka gje me te bukur se ndihma shteterore , filantropike ise dhe vullnetarizmi per ti dhene buxeqeshje dhe nje hete normale familjeve ekstrwmusht te varfera . Bravo e madhe per Taulantin dhe kryebashkiakun Gurra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave