Mos kujdesi I rregullt dhe në mënyrë korrekte e kësaj makinerie çon në shfaqjen e alergjive dhe disa sëmundjeve të ndryshmë
Nëse kondicionerët nuk pastrohen ajri që ato sjellin është I mbushur me mikrobe dhe viruse, prandaj dhe shpesh mban një erë të rëndë dhe mbytëse.
Kondicioneri në brëndësi të tij ka vende të lagështa dhe të errëta që favorizojnë zhvillimin e baktereve, kërpudhave dhe viruseve, prandaj dhe duhet mirëmbajtur rregullisht.
Ajri i kondicionuar nxit shfaqjen e simptomave të presionit të ulët të gjakut, artritit dhe neuritit duke e bërë më të vështirë menaxhimin e dhimbjes, prandaj dhe qëndrimi në hapësira të tilla mund të rrezikojë shëndetin tuaj.
Irritimi i mukozës së syve, kollitja, të kruarit, infeksione të shpeshta, dhembja e kokës dhe lodhja, janë pasoja më të shpeshta që shkakton një kondicioner i pa pastruar.
Personat që kalojnë shumë kohë në një mjedis me ajër të kondicionuar bëhen më pak tolerant ndaj temperaturave të larta të verës dhe kjo vjen si pasojë nga stresi i lëvizjes nga një mjedis i ftohtë në ajër të pakondicionuar që shkakton djersitje.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
