Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë simbolike përpara kryeministrisë në kuadër të 29-vjetorit të rrëzimit të regjimit diktatorial.
Të mbledhur përpara godinës së qeverisë dhe me pankarta në duar ata kanë lëshuar njëzëri thirrjen "Nga krimi, nga droga na iku Europa", ndërsa kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mban peng të ardhmen e të rinjve tnë vend.
Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot, por jo çdo ndryshim ka ardhur për mirë. “Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë”, - u shpreh kreu i Forumit Rinor të PD
Ai tha se kërkesa e tyre për protestë ishte kundërshtuar nga Policia e Shtetit, ndërsa deklaroi se ata janë të kapur pas karriges dhe nuk arrijnë të shohin urgjencën e madhe të popullit.
"Kur i dërguam njoftimin policisë për këtë tubim që po bëjmë sot, përgjigja që morëm ishte në fakt, arsyeja pse kemi dalë këtu. Policia tha se nuk shihte asgjë urgjente në motivet e protestës tonë, ndaj dhe nuk ishte dakort!
Pra, sipas tyre, sipas Lleshit, sipas qeverisë, sipas rilindjes, paska kohë plot! Kjo është më e pakta tallje, por në fakt është bash e vërteta e tyre. Nuk ka asgjë urgjente për këta, sepse janë kapur aq fort pas karrikes dhe privilegjeve dhe janë verbuar pas parasë dhe luksit, sa nuk shohin e nuk kuptojnë, urgjencën e madhe të vendit, të kombit", deklaroi Këlliçi.
Lajmi kryesor:
29 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës! FRPD protestë simbolike para kryeministrisë
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
21.9%
-
As i mirë as i keq
33.4%
Vota total: 1268
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëshmia e rrallë në hetuesi e nuses së djalit të Mehmet Shehut, pas vetëvrasjes së tij: Kur arritëm në katin e dytë vumë re...
23 Dhjetor, 21:33
-
Ilir Yzeiri: Topikat e trishta të hapësirës publike
20 Dhjetor, 13:28
-
Esencë në REPORT TV, 42 kryetarët e Bashkisë së Tiranës, zgjedhjet, akuzat dhe historitë e tyre tragjikomike!
15 Dhjetor, 22:32
-
Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, Tetor ‘82 mbi Kanalin e Suezit: Komandanti ka urdhëruar përgjimin e Ambasadës së Egjiptit!
10 Dhjetor, 18:35
-
'Enverit, po deshe çoji një divizion në Pogradec, mua këtu m’i zhduk rojet', çfarë ndodhte në zonën e ish-Bllokut në Durrës dhe kërcënimi i Mehmetit për Gardën
7 Dhjetor, 08:52
-
Spartak Ngjela: Skizoidi Berisha, në gjurmët e Enver Hoxhës
6 Dhjetor, 21:42
-
Zhaku rrëfehet në Esencë-Report Tv: Si hynim ‘fshehurazi’ në Bllok, ushtarët na jepnin…
1 Dhjetor, 21:41
-
'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?
25 Nëntor, 19:36
-
Kremtohet 80-vjetori i eliminimit të 39 intelektualëve të Tiranës! Ndregjoni: I vranë komunistët e Enver Hoxhës!
17 Nëntor, 20:11
-
Frrok Çupi: Këta të bëjnë me zor ta duash Enver Hoxhën
16 Nëntor, 16:48
-
Reportazhi i CNN/ Paranoja e Luftës së Ftohtë e la të mbushur me bunkerë, tani Shqipëria po përjeton Rilindjen Turistike (FOTO)
12 Nëntor, 08:56
-
'Rrëfimi i rrallë i Ramiz Alisë, se pse nuk e dënoi Enver Hoxha'- Refleksionet e shkrimtarit: Çfarë ndodhi pas festivalit të 11-të dhe përse ai nuk e liroi nga burgu Lubonjën dhe Paçramin
10 Nëntor, 07:43