Nga ‘Lamborghini’ te ‘Ferrari’, policia gjobit 123 makina luksi! Sekuestrohet një makinë e blinduar, shoferi s'kishte lejen përkatëse

Policia e Shtetit ka qenë në 'gjueti' të makinave të luksit, në lidhje me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e tyre. Gjatë monitorimit janë gjobitur 123 drejtues të makinave luksoze në Tiranë për mangësi në dokumentacion, për gara shpejtësie, për manovra të rrezikshme në rrugë, mos vendosje targash në vendin e caktuar, për errësim të xhamave jo në përputhje me udhëzimin e organeve përkatëse.

Gjithashtu nga Policia Rrugore e Durrësit në bashkëpunim me Forcat Shqiponja është ndaluar mjeti tip "Benz" i blinduar në pronësi të shtetasit F. A., me drejtues shtetasin L. S, i cili qarkullonte i pa pajisur me autorizimin nga organet kompetente. Atij i është vendosur gjobë 12.000 lekë të reja si dhe sekuestrimi i automjetit.

Kontrollet kanë vijuar për të gjitha kategoritë e mjeteve, pasi qëllimi i kontrolleve nuk ka për objekt vetëm mjetet e shtrenjta ose të luksit, por të gjitha kategoritë e mjeteve në raport me parandalimin e aksidenteve rrugore dhe disiplinimin e sjelljes në rrugë, nisur edhe nga shqetësimet e adresuara  nga qytetarët në numrin pa pagesë 112 

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

'Më mirë shpullën sesa plumbin nga armiku' Meta zbulon kush e mësoi të hipë në paralele, të mbërthejë e zbërthejë automatikun 56, brenda 56 sekondash

'Më mirë shpullën sesa plumbin nga armiku' Meta zbulon kush e mësoi të hipë në paralele, të mbërthejë e zbërthejë automatikun 56, brenda 56 sekondash