Nga malli e deri te lidhja shpirtërore me Kosovën, Alvin Karaqi ndan kujtimet nga lufta dhe fëmijëria: Kthehem për njerëzit, nuk kthehem për qytetin

 

Ndonëse gdhendi emrin e tij në historinë e Kampionatit Evropian të karatesë dhe emigroi në një moshë të re për një jetë më të mirë, shqiptari nga Kosova Alvin Karaqi nuk i ka harruar për asnjë moment rrënjët, vendlindjen dhe atdheun.

Teksa ishte i ftuar në podcastin ‘Flasim’ të kryeministrit Edi Rama, ai ka rrëfyer kujtimet e tij nga jeta në Prishtinë, mallin për vendlindjen teksa jeton larg dhe dëshirën e zjarrtë për tu rikthyer sa më shpesh e për të takuar të afërmit në Kosovë.

“Gjuha shqipe e imja ishte e kufizuar edhe pse prindërit e mi janë munduar shumë të më rrisin me gjuhën shqipe, por gjithsesi nuk është njësoj sepse ishin të vetmit persona komunikues. Kur erdha në Kosovë, normale kisha ato kufijtë e mi të shprehjes, ato ishin vështirësitë e para dhe normal që më kujtohen rrugët sepse ne jemi kthyer në fund të vitit 2000 por rrugët nuk u pastruan nga dëmet e luftës. Kështu që, ishte shtëpia e gjyshes në fillim ku u vendosëm dhe shtëpitë afër ishim me vrima nga plumbat ato shtëpitë e djegura, një kaos të cilin tani kur e shoh pas 20 viteve, nuk mundem ta mendoj që ne kemi jetuar ashtu. Gëzohem shumë që prindërit e mi kanë qenë të edukuar edhe për punë në mënyrë që dhe mua më strukturuan ashtu që të i largohesha kaosit sa më shumë. Më kujtohen ato kohë, më kujtohet populli më i shfrenuar pas luftës por dhe shumë euforik për shkak të lirisë. Atëherë nuk e kuptoja shumë se çfarë po ndodhte, atëherë vetëm kam ecur pas lokomotivës por tani kur reflektoj retrospektivë them, Okej, disa gjëra paskan ndikuar në jetën e Alvinit sot dhe në jetën e prindërve të mi sot’, tha Karaqi.

Ndonëse i angazhuar me punë, Karaqi thotë se gjithmonë mundohet të gjejë kohën për tu kthyer në Kosovë dhe për të qëndruar aq sa malli për njerëzit dhe vendin të zbehet paksa.

“Tani për të thënë detyrim, është fjalë e rëndë, që e ndjej si detyrim të vi në Kosovë në pushimet e mia. Unë e ndjej mallin për prindërit, mallin për familjen, mallin për shoqërinë dhe kjo është arsyeja kryesore pse unë kthehem në Prishtinë për të kaluar ditët e lira që kam. Nuk e kam një nostalgji për Prishtinën si qytet, edhe pse jam rritur aty dhe e dua shumë si qytet por e dua atmosferën, i dua njerëzit atje se jam rritur atje me ta. Tani Prishtina ka nisur të zgjerohet por dikur ka qenë e vogël dhe ne jemi rritur aty. Në shumicën e rasteve, nëse nuk njihemi personalisht njihemi si fytyra kështu që... Me kokë përshëndetemi maksimalisht. Kthehem për njerëzit, nuk kthehem për qytetin. Sa herë kam mundësi, kur kam ndërrime të natës që i bëj, 7 netë për shembull radhazi, atëherë më takojnë diku në 5-7 ditë pushim e më pas, ashtu përgjumësh i hipi aeroplanit dhe shkoj”, tha Karaqi.


Lajmi kryesor:

Rama në podkast: Tirana, një vend ku me Airbnb bëhet nami! Mund të dalim aeroporti i parë në rajon, t'ia kalojmë dhe Beogradit


M.T/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë