Nga mandati i Olta Xhaçkës te influenca ruse, zbardhet rendi i seancës plenare për të enjten
Debate të forta priten këtë të enjte në seancën plenarë të Kuvendit të Shqipërisë teksa në rendin e ditës që vendosur projekt-vendimi për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka me propozim të Rithemelimit
Debate të forta priten këtë të enjte në seancën plenarë të Kuvendit të Shqipërisë teksa në rendin e ditës që vendosur projekt-vendimi për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka me propozim të Rithemelimit.
Me parlament shkon raporti i opozitës dhe mazhorancës, shumicës dhe pakicës.
Në seancën e 11 prillit shkon për votim edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për influencën ruse, ndryshe komisioni “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.
Komisioni ka objekt të veprimtarisë së tij të nxisë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike përmes një sërë formash, duke përfshirë mediet dhe rrjetet sociale, mbështetjen financiare të aktorëve publikë dhe të shoqërisë civile.
Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, që përfaqësojnë të gjitha grupet parlamentare dhe drejtohet nga përfaqësuesi i shumicës parlamentare.
Komisioni i Dezinformimit kalon të enjten për miratim në Parlament, zbardhet objekti i veprimtarisë së tij
Ditën e enjte në seancën plenare në Kuvend do të votohet për ngritjen e komisionit parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe ndikimet e huaja në proceset demokratike të vendit.
Report Tv zbardh objektet që do të ketë ky komision i propozuar nga mazhoranca.
Ndër të tjera Komisioni do të nxisë identifikimin e ndërhyrjes së huaj përmes mediave tradicionale dhe sociale, por edhe përmes mbështetjes financiare në aktorë të ndryshëm publikë.
Komsioni do të kryejë një analizë të plotë të transparencës së financimeve të fushatave zgjedhore.
Gjithashtu do të rishikohen algoritmet në mediat sociale për sjellje joautentike në rrjet apo aktivitete që synojnë të nxisin gjuhën e urrejtjes. Komisioni do të ketë 11 anëtarë dhe do të ushtrojë veprimtarinë për 1 vit, por që aktiviteti mund të zgjatet.