Nga mosmarrëveshjet në ‘luftë civile’

Nga mosmarrëveshjet në ‘luftë civile’

Filloi si sulm politik ndaj Ramës dhe po përfundon si sulm kundër Shqipërisë. Me kryeministrin Rama e filloi Kurti, kur erdhi të përgojonte, të fyente e të shante dy kandidatura, shtetas të Republikës së Kosovës, të zgjedhur për të qenë ministra në drejtimin e dy ministrive të rëndësishme. Hapin e hedhur prej Ramës, sa simbolike aq dhe në shërbim të të dy shteteve shqiptare, nëse serbët Vuçiç, Daçiç e Vulin i nervozoi, Kurtin dhe Ilir Metën i tërboi. Tërbimin e tyre e shfaqën dhe e bënë publike, në shkumbëzim e sipër, njëri duke i përbuzur dhe tjetri duke mos i dekretuar. Më tej: deklarimi i Ramës në mbrojtje të ish drejtuesve të UÇk-së u vu nga Kurti nën akuzë se po mbrojnë vrasës si Thaçi, Veseli, etj. Të eturit për pushtet, i quajtën ata “kriminelë e vrasës”, ende pa u ndërtuar akuza për dhe pa dalë para gjykatës. Kjo është e paprecedentë në praktikën juridike ndërkombëtare.

Kur Haradinaj, një luftëtar i përkushtuar për lirinë e Kosovës, zuri kreun e qeverisë dhe automatikisht ra në kontakte diplomatike me Europën, i nxituar, pa përvojë, fëminor e pa këshilltarë pranë, me qëndrimin e tij i bëri Kosovës dëme të pallogaritshme, ku shquante, mes të tjerash, refuzimi për heqjen e vizave, lënja e Kosovës si geto. Ky është momenti kur Rama ka ndërhyrë. Ndërhyrja e tij u komentua si orvatje në marrëveshje me USA-n e Tramp-Bolton-Grenellit dhe Europën, për ta ndarë Kosovën. Pasuan cilësimet “tradhtar” dhe akuza që përfunduan në dyert e gjykatave.

Por termi “tradhtar” do ishte tashmë i harruar nëse nuk do ndodhte që Gjermania, me hedhur supeve një paketë miliardëshe euro, do u kërkonte në Berlin vëndeve të Ballkanit Perëndimor hapjen në “Katër liritë”. Këtë hapje Europa dhe Gjermania do e shoqëronte me ndihma të mëdha financiare. Thirrja e Merkel, pak a shumë, e thënë më shqip, ishte: merruni vesh me njeri-tjetrin, hapuni dhe ejani merrni 30 miliard euro për zhvillim. Neve do na kini pranë!

Edi Rama nxitoi të hynte vrullshëm në këtë proçes, i nxitur nga etja dhe nevojat e ngutshme të ekonomisë shqiptare, por ndërkohë lulëzoi teoria e “Jugosllavisë së re”. Rama, pa mëdyshje vizionar në çështjet shqiptare, në këtë moment nuk pati hapësirën të shihte pak më tej vetes. Ai, patjetër duhej të hidhte hapin në përputhje e ritëm me shtetin motër e vëlla, Kosovën. Entuziazmi i projektit “Berlin”, i pasuar nga samitet Paris, Sofje e Ohër, nuk e la të shihte qartë çpo ndodhte dhe s’ja merrte mëndja deri ku do mbërrinin mosmarrëveshjet me Kosovën. E mori lehtë dhe lehtësinë e tij e përdori Kurti. Ai, me një tufë radikalësh islamikë hyri në procesin zgjedhor, me demek do rrëzojë Ramën. Paturpësia e votimit në Shqipëri i një kryeministri të një shteti tjetër, nuk ka gjasa të gjejë simotrën e saj diku në botë!?

Ardhja në pushtet e Albin Kurtit ka sjellë më të paimagjinueshmen, zbritjen e marrëdhënjee Shqipëri-Kosovë në nivelin zero. Keqkuptimet janë fryrë në nivele alarmante, sulmet e disa të ashtuquajturve gazetarë, sa nga Kosova, sa nga Zvicra e Gjermania, ku ndodhen si emigrantë, kanë ditë që kanë kaluar nga Rama “tradhtari” te Shqipëria, te shqiptarët. Jo me plumba metalikë, por me kapsula helmi, nga ato që prodhojnë mediat tona të pështira, ku shquan “shtypi i ri”, facebooku. Është kjo që po ndodh mes Shqipërisë dhe Kosovës, luta mes tyre, e paturpshme dhe e nxitur.

Që është e nxitur, e organizuar, e fryrë qëllimisht, këtë e nxjerr më së miri në pah rasti i Bregoviç. Kur këngëtari i njohur Goran Bregoviçi erdhi në Shqipëri dhe dha shfaqje në data 1 e 2 prill të vitit 2006, kërkush në Kosovë nuk u ndje, as shtypi dhe aq më pak politika. Plagët e luftës dhe krimet serbe atëbotë ishin të pa mbyllura ende, të pa shëruara dhe dhimbjet ndjeheshin kudo, por kryeministër ishte Sali Berisha dhe ftesa për këngëtarin ishte bërë prej televizionit që ushtronte politikën editoriale të Partisë Demokratike, atij televizioni që merrte mbi 90 përqind të reklamës shtetërore, TV Klanit.

Opinioni i tronditur, i ndarë, i çoroditur, ndokënd që del i njësuar me qendrimet e Edi Ramës, për hapjen mes shteteve të Ballkanit, nuk përton ta etiketojë si tradhtar. Por nuk është aspak kështu! Shteti shqiptar nuk mund të mbesë peng e të hiqet zvarrë nga ata që drejtojnë këto kohë Kosovën, duke rënë ndesh me qendrimet sa të Shteteve të Bashkuara aq dhe të Europës për Ballkanin e hapur.

Sjelljet, akuzat, intensiteti i pështymave dhe topave të baltës, tani po bien më së shumti mbi Shqipërinë. Gjendja i ka kaluar caqet e frymës përçarëse e cila tani është realitet i prekshëmTop of FormBottom of Form. Zemërimi, ky këshilltar i keq, u dha udhë mllefve dhe askush nuk po e kontrollon veten. Ky mllef po bën dëm më shumë sesa vetë shkaku që i zemëroi palët.

Mallkuar qofshin ata që nxitën dhe krijuan këto situata! Dikush duhet t’i thotë Kurtit e vartësve të tij se pa Shqipërinë Kosova nuk ngopet dot me frymë dhe këtyre të Shqipërisë se pa Kosovën ata do jenë kurdo të vegjël e asnjëherë faktor!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gega: 15/08/2021 15:59

    Kosoves I ka ecur me hile Enveri dhe po I ecen me hole Edvini...arsyeja eshte e njejte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur