Nga Musk te Rubio, Pam Bondi dhe Robert F. Kennedy Jr, ja ekipi i Trump për mandatin e dytë

Nga Musk te Rubio, Pam Bondi dhe Robert F. Kennedy Jr, ja ekipi i Trump për mandatin e dytë

Kabineti i Donald Trump

Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump ka zgjedhur t’u besojë postet kyçe në administratën e tij të dytë atyre që ishin ndër mbështetësit e tij më të fortë gjatë fushatës zgjedhore.

Më poshtë renditen disa nga figurat kryesore dhe më të njohura.

-Sekretari i Shtetit Marco Rubio. Rubio është 53 vjeç dhe është një figurë e njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Kinës, Kubës dhe Iranit. Ai ka shërbyer si nënkryetar i Komisionit të Inteligjencës në Senat dhe si anëtar i Komisionit të Çështjeve të Jashtme.

-Sekretarja e Drejtësisë Pam Bondi. Bondi është 59 vjeç, ishte prokurore e përgjithshme e Floridës nga viti 2011 deri në vitin 2019, konsiderohet si një nga mbështetësit më besnikë të Donald Trump dhe gjithashtu u shfaq në krah të tij në ditët e fundit të fushatës zgjedhore.

-Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth. Hegseth, 44 vjeç, është bashkë-prezantues i programit 'Fox & Friends Weekend' te Fox News Channel. Gjatë viteve ai ka krijuar një miqësi të fortë me Trump, i cili ka qenë i ftuar disa herë në emision. Hegseth shërbeu në Gardën Kombëtare nga 2002 deri në 2021, duke shërbyer në Irak dhe Afganistan.

-Sekretare për Sigurinë e Brendshme, Kristi Noem. Ajo është 52 vjeç, është një konservatore e njohur që ka përdorur dy mandatet e saj si guvernatore e Dakotës së Jugut.

-Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Robert f. Kennedy Jr. Ai është 70 vjeç, kandidoi për president fillimisht si demokrat, më pas si i pavarur dhe në fund mbështeti Trump. 

-Sekretari i Brendshme, Doug Burgum, Guvernatori i Dakotës së Veriut, ai është 68 vjeç. Burgum është një ish- kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale. Pas tërheqjes së tij nga gara, ai mbështeti Donald Trump dhe ishte ndër kandidatët më të mundshëm për nënpresident verën e kaluar. 

-Sekretarja e Sigurisë Kristi Noem. Ajo është 52 vjeç, është një konservatore e njohur që përdori dy mandatet e saj si guvernator i Dakotës së Jugut për të arritur një pozicion të spikatur në Partinë Republikane.

-Sekretari i Bujqësisë, Brooke Rollins, ish- ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, 52 vjeç. Rollins drejton Institutin e Politikave të Parë të Amerikës dhe ishte drejtor i Zyrës së Inovacionit gjatë mandatit të parë të Trump.

-Sekretari i Energjisë, Chris Wright. Ai është një donator i fushatës Trump dhe ekzekutiv i industrisë së karburanteve fosile. Një emërim që konfirmon dëshirën e Trump për t'u fokusuar shumë në lëndët djegëse fosile.

-Sekretari i Transportit, Sean Duffy, ish kongresmen i Wisconsin nga viti 2011 në 2019, më pas ishte një prezantues televiziv për kanalin Fox Business

-Sekretari i Çështjeve të Veteranëve, Doug Collins. Ai është një ish kongresmen republikan nga Gjeorgjia, i cili u bë i njohur për mbrojtjen e Trump gjatë gjyqit të parë të shkarkimit. Ai gjithashtu ka shërbyer në ushtri.

-Departamenti për Efikancën e Qeverisë, Elon Musk dhe Vivek Ramaswamy. Musk është pronari i Tesla-s.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani: Brenda janarit publikojmë strategjinë kundër krimit zgjedhor

Kreu i SPAK, Altin Dumani: Brenda janarit publikojmë strategjinë kundër krimit zgjedhor