TIRANE- Kreu i SPAK, Altin Dumani konfirmoi se po kryhen veprime të shumta hetimore sa i takon dosjes së vrasjes së 4 protestuesve para kryeministrisë në protestën e 21 janarit 2011. Në një bashkëbisedim informal me gazetarët, kreu i SPAK tha se hetimet po vijojnë intensivisht dhe pasi të grumbullohen provat do të vijojë dhe përballja.
Pyetje: 21 janari, a është identifikuar emri i ndonjë ish zyrtari të lartë dhe a do të thirren persona të tjerë për tu pyetur?
Altin Dumani: 'Për pyetjen e parë nuk shprehem. Për të dytën, është kompetence e prokurorit të çështjes për të thirrur persona të ndryshëm. Po bëhen veprime te shumta hetimore. Unë personalisht, preferoj që deshmitarët t’i thërras të fundit, pasi të grumbulloj prova, më pëlqen ti ballafaqoj'
SPAK vijon hetimet për dosjen e “21 janarit” prej korrikut të 2024 në zbatim të një vendimit të Gjykatës së Lartë, që urdhëronte Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, zyrtarë nën juridiksionin e SPAK.
Lidhur për vendimin e Apelit të GJKKO-së që ndryshoi masën e sigurisë për Berishën nga 'arrest shtëpie' në 'detyrim me paraqitje' Dumani tha se respekton vendimin e gjykatave por kujtoi se gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë veprimeve të tyre.
Vendimi i Apelit për Berishën. Si ndiheni si jurist? Mund të përsëritet ky skenar edhe për Ilir Metën?
Nuk kemi ndjeshmëri. Respektojmë vendimin e gjykatave. Jemi zbatues të ligjit. Kur nuk kënaqemi, ushtrojmë të drejtën e ankimimit. Për Ilir Metën, hetimi po vijon. Kërkesat e SPAK janë gjetur të drejta nga shkallët e gjyqësorit dhe Kushtetuesja i dha fundit të gjithave.
SkyECC dhe politikanët
Sa i përket aplikacionit Sky, Dumani thotë se u zbulua një politikan përdorues i tij si Jurgis Çyrbja.
Pyetje: Pse nuk është identifikuar në Shqipëri ndonjë politikan i implikuar?
Altin Dumani: 'Nuk është e vërtetë, një ish deputet Jurgis Çyrbja është në qeli. Ne nuk kemi të gjithë databasat e aplikacionit Sky ec. Nga ato informacione që kanë ardhur, ka rezultuar ajo lidhje që është bërë publike. SPAK është i vendosur për përmbajtjen e Sky, kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi pretendimet e një personi që është marrë i pandehur( Pëllumb Gjoka, dosja Metamorfoza). Ne jemi të lirë të ushtrojmë ndjekje penale. SPAK është një nga kontribuesit më të mëdhenj me institucionet e tjera ligjzbatuese, sa i përket këtij aplikacioni. Kur kemi patur prova, apo nëse do kemi do godasin çdo nivel politikani. SPAK ushtron ndjekjen penale për këdo.'
Po prokurorë në SkyECC?
Pyetje: A kanë dalë koleget tuaj ne aplikacionin Sky dhe nese po, a i keni hetuar?
Dumani: Kur dy persona flasin për një të tretë, jemi kujdesur të gjejmë prova. Çdo indicie që ka dalë, një për një e kemi verifikuar. I kemi marrë në pyetje të gjithë.
Brenda janarit strategjia për krimin zgjedhor
Dumani thekson se brenda këtij muaji do publikohet strategjia e institucionit që drejton për krimin zgjedhor.
Brenda janarit do të publikojmë strategjinë për krimin zgjedhor. Pothuajse ka përfunduar. Deri në fund te janarit shpresojmë të miratohet. Do kemi dhe urdhër për zbatim.
Hetimet për Veliajn
Ndërsa për Veliajn, deri më tani thotë Dumani janë bërë vetëm kontrolle paraprake që shërbejnë si mjetet për gjetjen e provave
Pyetje: Po hetohen veprat penale, a do regjistrohet emër konkret për të apo për familjaret?
Dumani: 'Çështja është në fazën e hetimit paraprak. Kontrollet që janë bërë janë mjet për gjetjen e provës.'
Koncesionet në shëndetësi.
Pyetje: Keni mbyllur koncesionin e Sterilizimit, ka mbetur koncesioni i Check up dhe I laboratorëve. Mund të kemi nje afat se kur SPAK mund të mbyllen hetimet?
Dumani- Janë prokurorët ata që janë në kontakt me çështjet. Janë në hetim, e keni këtë informacion.
Lajmi ne perditesim...
Gjatë takimit informal me gazetarët, Altin Dumani nuk ka kursyer kritikat ndaj institucioneve shtetërore, për të cilat tha se lënë shumë për të dëshiruar dhe se nuk denoncojnë korrupsionin.
“Ka institucione që lënë për të dëshiruar, por ne i kemi inkurajuar që të na furnizojnë me kallëzime, kur kanë dyshime për shkelje të ligjit”, është shprehur kreu i SPAK.
Gjatë një takimi informal me gazetarët, Altin Dumani nuk ka kursyer kritikat ndaj institucioneve shtetërore, për të cilat tha se lënë shumë për të dëshiruar dhe se nuk denoncojnë korrupsionin.
Zbërthimi i aplikacionit Matrix. A ka nisur puna për marrjen dhe administrimit e mesazheve, meqenëse dilnin përdorues edhe shtetas shqipfolës?
"Nuk kam asnjë koment për këtë çështje, nuk dua ta ndaj me mediat. SPAK është nje nga institucionet më të besueshme nga të gjitha institucionet, edhe për Europol" Altin Dumani
Pyetje: Fondet e AZHBR? A do dalë SPAK me perfundim hetimesh? A janë kryqëzuar të dhënat e Olaf me AZHBR.
Dumani: Me Olaf kemi bashkëpunim te mire. Nuk mund të parashikoj mbylljen e hetimeve.
Pyetje: Pronat e ushtrisë? Në cilën fazë janë hetimet dhe si i pergjigjeni komenteve të kryeministrit.
Dumani: Detaje nuk mund të ndaj. Komente nuk bëj as për kryeministrin dhe as për persona të tjerë.
Në konferencën e fundit për median Rama e quajti skandaloze dhe absurde ndërhyrjen e Drejtësisë në kompetencat e Ekzekutivit, duke thënë se pushtetet janë të ndara dhe vendimet merren me votë në Parlament, ku gjithashtu drejtësia nuk ka kompetencë sipas tij të ndërhyjë. Rama tha se ai investim ishte premtim elektoral dhe se ishte vendosur me votë popullore.
Kreu i SPAK Altin Dumani zbulon se në çfarë faze janë hetimet për inceneratorin e Tiranës
Pyetje: Inceneratori i Tiranës. Po hetohet pikë mbërritja e parave. Si po veprohet?
Dumani: Ligji është i qartë. Sigurisht qe po hetohet. Inceneratori i Tiranës ka një administrator nga shteti. Ai kujdeset, pagesat shkojnë për llogari të agjencisë. Ka hetim për personat që kane përfituar nga kjo gjë, dhe vijojnë hetimet për persona të tjerë për pastrim parash.
Pyetje: A po e heton SPAK se si është zbatuar kontrata?
Dumani: Pjesë e hetimit është dhe zbatimi i kontratës.
Tuneli i Llogarase
Kryetari i SPAK, Altin Dumani gjatë një takimi informal me gazetarët ka bërë të ditur se deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për kontratën e ndërtimit të tunelit të Llogarasë janë në proces hetimor.
“Nuk mund të jap informacion për efekt hetimi”, tha Dumani.
Kujtojmë se një vit më parë në ekzil Arben Ahmetaj akuzoi Ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku se pas vizitës që ka zhvilluar në Turqi, anuloi tenderin që kishte fituar kompania Gjoka, duke ia dhënë tenderin një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë por që sërish punimet i kreu Gjoka.
Çfarë denoncoi Ahmetaj një vit më parë.
“Tuneli i Llogarasë është një aferë perse, korruptive. Dmth, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, le ta zgjasim këtë punën e batutave se do të ju them detaje. I është dhënë tenderi një kombinimi turk … Sipas të gjithave analizave që unë i kam bërë bilancit nuk ka sjellë asnjë makineri. Përsëri punën e ka bërë nënkontraktori prestigjioz Gjokaj. Ama kompania turke, fiton pas taksash, në përllogaritje në referencë të bilanceve kontabël të tyre që unë i kam studiuar me vëmendje, kombinimi turk 32 mln euro. 32 mln pabërë asgjë. Meqë deshët fakte. Meqë më thatë së, dikush thotë që unë nuk kam fakte. Unë nuk jam 007, nuk ka bërë kush deal me mua për 1 mln arsye. Me kë i bën deal i di vetë ai. Le ti urdhërojë të gjithë gangsterët, kriminelët. E di ca i thotë qeverisë, më gjeni patjetër çfarë ka bërë Ben Ahmetaj. E thotë në mbledhje qeverie, ma thonë njerëzit e tij.
Pra, kombinimi turk vetëm ka faturuar fitimin. Zero makineri dhe pajisje, gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Pyetja është pse ja hoqën Gjokës, këta ai e ka bërë gjithë punën. Pse ja hoqën, 140 mln, pse u shtua e shkoi 190 mln euro, me kursin e sotëm. Çfarë ka ndodhur në Ankara. Kujt i tregon ky korrupsion në tendera. Ja ku e ke. Do Altin Dumani të ndjekë pllakat. Ju hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro. U ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe një procedurë e parapërgatitur e merr ‘InterkarASL’, kombinim turk. Kombinimi turk nuk ka sjellë asnjë makineri dhe pajisje në Shqipëri. Gjithë punën e ka bërë Gjoka”, pat denoncuar Arben Ahmetaj nga arratia një vit më parë
Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet nga gazetarët gjatë takimit informal të sotëm, lidhur me pasuritë e politikanëve jashtë Shqipërisë.
Dumani thotë se SPAK ka patur indicie të tilla për të cilat ka dërguar letërporosi. Megjithatë ende nuk ka gjë konkrete të ndonjë pasurie të sekuestruar apo konfiskuar jashtë.
A keni konstatuar prona apo pasuri të politikanëve ose zyrtareve të lartë jashtë Shqipërisë dhe si keni vepruar?
‘Kemi patur indicie kemi nisur letërporosi, por nuk kemi ndonjë rast konkret që të kemi sekuestruar apo konfiskuar ndonjë pasuri jashtë’, tha Dumani.
Kreu i SPAK, Altin Dumani foli sot me gazetarët, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh lidhur më çështjet e nxehta të drejtësisë dhe jo vetëm.
Dumani theksoi se brenda këtij muaji do publikohet strategjia e institucionit që drejton për krimin zgjedhor, fenomen shumë shqetësues që do të merret dhe kalojë dhe kjo nga duart e SPAK. Dumani sqaron se pas publikimit të strategjisë, do të ketë edhe urdhër për zbatimin e tij.
'Brenda janarit do të publikojmë strategjinë për krimin zgjedhor. Pothuajse ka përfunduar. Deri në fund te janarit shpresojmë të miratohet. Do kemi dhe urdhër për zbatim', thekson Dumani.
Sa i përket aplikacionit Sky, Dumani thotë se u zbulua një politikan përdorues i tij si Jurgis Çyrbja.
Sky, (Krahasim me vendet jashtë) pse nuk është identifikuar në Shqipëri ndonjë politikan i implikuar?
'Nuk është e vërtetë, një ish deputet Jurgis Çyrbja është në qeli. Ne nuk kemi të gjithë databasat e aplikacionit Sky Ecc. Nga ato informacione që kanë ardhur, ka rezultuar ajo lidhje që është bërë publike. SPAK është i vendosur për përmbajtjen e Sky, kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi pretendimet e një personi që është marrë i pandehur( Pëllumb Gjoka, dosja Metamorfoza). Ne jemi të lirë të ushtrojmë ndjekje penale. SPAK është një nga kontribuesit më të mëdhenj me institucionet e tjera ligjzbatuese, sa i përket këtij aplikacioni. Kur kemi patur prova, apo nëse do kemi do godasin çdo nivel politikani. SPAK ushtron ndjekjen penale për këdo.'
Foto: Altin Dumani
Kryetari i SPAK, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me ndryshimin e masës së sigurisë nga Apeli i GJKKO-së për Sali Berishën por dhe për hetimet ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Pyetja e gazetarëve: Si ndiheni si jurisit? Mund të përsëritet ky skenar edhe per Ilir Meten?
“Nuk kemi ndjeshmëri. Respktojmë vendimin e gjykatave. Jemi zbatues të ligjit. Kur nuk kënaqemi, ushtrojmë te drejtën e ankimimit. Për Ilir Metën, hetimi po vijon. Kërkesat e SPAK janë gjetur të drejta nga shkallët e gjyqsorit dhe Kushtetuesja i dha fundit të gjithave' tha Dumani
Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi sot një takim me gazetarët ku iu përgjigj interesimit të tyre mbi disa nga çështjet me të nxehta të drejtësisë.
Sa i përket pezullimit të hetimeve ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsit, Dumani thekson se ndaj tij nuk u gjet asnjë provë, ndryshe nga pretendimet e opozitës dhe Gazment Bardhit si i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë të gjetur në 2015.
'Përgjigja është ajo që keni marrë. SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulimin autorëve. U hetua edhe përfshirja e Ols Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes.'
Sa i takon hetimeve për kryebashkiakun Erion Veliaj, kreu i SPAK Altin Dumani tha se ato janë në fazë paraprake dhe se kontrollet u bënë për të gjetur prova
“Po hetohen veprat penale. Çështja është në fazën e hetimit paraprak kontrollet që janë bërë janë mjet për gjetjen e provës” tha Dumani në një takim për gazetarët.
O zoti prokuror I ke fidhuar hetimet Vetem me te ps po me ata qe Kane bere krimet ne te vertet pse nuk I there c fare loje ben
PërgjigjuKy te shkrin me deklarimet tuafllike: po kryejme veprime plot hetimore me nje rast por per nje tjeter, kur prova materiale-TIMS, automjjeti, celilari, dhe vete i dyshuari apo pronari mjetit po deshmitare nuk i ka shku mend. Domosdo qe nuk e regjistron Olsin se ha kopace nga Edi.
PërgjigjuPo kryeprokuroren do ta therrisni?
Përgjigju