Java e hapur për vaksinimin +18-vjeç! Mjekja për Report TV: Qytetarët preferojnë më shumë vaksinën kineze! Rama apel: Të vaksinohemi

TIRANË- Në sheshin ‘Skënderbej’, dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe të rinjtë +18-vjeç, kanë shkuar për të marrë vaksinën anti-COVID. Mes frikës nga varianti Delta si edhe ajo se çfarë mund të ndodhë në vjeshtë, ku pritet një rritje të numrit të rasteve, qytetarët kanë zgjedhur që të vaksinohen si një formë për të mbrojtur shëndetin e tyre. Aktualisht në sheshin “Skënderbej” ofrohen vaksinat AstraZeneca dhe ajo kineze, ku sipas mjekes kjo e fundit është më e preferuar. Në intervistën për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, mjekja tha se qytetarët kanë mundësi zgjedhjeje.

“Ka pasur fluks nga të gjitha moshat, numri i të vaksinuarve është shumë i mirë, dhe për pjesën e AstraZenceca kishte shumë interes, më shumë kishte për vaksinën kineze, këto të dyja. Qytetarët kanë mundësi që të zgjedhin kë të duan, AstraZeneca dhe kineze, kemi një larmishmëri moshash, nga 18 vjeç e lartë. Prioriteti është mbrojtja e shëndetit sepse presim  një periudhë të vjeshtës, vetëm në tavolinën time janë regjistruar 50 persona”, tha mjekja.

Për Report Tv, qytetarët janë shprehur se po marrin vaksinën pasi duan që të ndihen më të sigurt.

“U vaksinova se na erdhi momenti dhe duhet bërë, kemi më tepër siguri për shëndetit”, u shpreh një qytetar.

“Vaksinimi shkoi mirë, mora Coronavac, është doza e dytë, shkoi shumë mirë me të parë, jemi të sigurt, se dhe e kemi kaluar dhe jemi vaksinuar”, tregon një tjetër.

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama në Dimal, në qendrën e re shëndetësore “18 Tetori” tha se ato që vaksinohen janë më pak të rrezikuara nga forma e rëndë e virusit.

“Vaksinimi nuk e bën 100% të paprekshëm individin nga virusi, por e bën virusin shumë më të dobët përballë individit dhe e vërteta është që në ato raste kur preket një i vaksinuar, shanset e shkuarjes në spital janë zero dhe simptomat janë të administrueshme përgjithësisht pa dhimbje dhe vuajtje, prandaj është shumë e rëndësishme që për t’u mbrojur dhe nga varianti i ri, të vaksinohemi, të vaksinohemi, të vaksinohemi”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 1,069,365 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 466,905 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e sotme nis java e vaksinimit të hapur për moshën +18 vjeç. Të gjithë qyetetarët mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anti-COVID. 

 

 

 

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur