Prej 50 vitesh, Ali Akbar, tanimë 73 vjeçar, lëviz në rrugët e Quartier Latine dhe Saint-Germain-des-Prés, ku vazhdon të shesë gazeta, duke njoftuar me zë të lartë titujt e tyre. I mbërritur në Francë si një emigrant i paligjshëm, që përjetoi vuajtjet dhe peripecitë e jetës, me netë të kaluar në qiell të hapur, ai është tanimë Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Meritës, një urdhër I cili iu akordua nga vetë presidenti francez Emmanuel Macron. Në fjalimin e tij, Kreu i Shtetit i bëri homazh "një zëri të shtypit francez" dhe një karriere të shënuar nga këmbëngulja dhe integrimi, duke theksuar vlerën simbolike të një profesioni që tani është pothuajse i zhdukur.
I lindur në vitin 1954 në periferi të Rawalpindi-t, një qytezë pranë kryeqytetit pakistanez, Islamabad, Ali Akbar pati një fëmijëri të mjerueshme. Në moshën 17 vjeç, ai hipi në një anije mallrash dhe shfrytëzoi një ndalesë, për të zbarkuar në Rouen në vitin 1973, duke shpresuar për një jetë më të mirë. Fillimisht ai ishte një emigrant i paligjshëm, duke bërë një jetë të vështirë: flinte në bodrume natën, shiste punën e tij ditën. Ai do të bëhej shitës për revistën Hara-Kiri dhe më pas për gazetën e përditshme Le Monde…
Gjatë ceremonisë së dhënies së medaljes, Emmanuel Macron nuk hezitoi të fliste me shumë tone emfatike. "Ju, nëse mund ta them kështu, keni mbajtur botën mbi supet tuaja dhe Francën në zemrën tuaj," tha ai me zë të ngadaltë, me sytë e fshehur pas syzeve të diellit. Ai përmendi se e njihte Ali-n për më shumë se njëzet vjet. Të dy burrat ishin takuan kur kreu i ardhshëm i shtetit ishte student në Institutin e Studimeve Politike të Parisit (Sciences Po) në fillim të viteve 2000, përpara se të hynte në Shkollën Kombëtare të Administratës (ENA).
EN DIRECT | Cérémonie de remise des insignes de chevalier de l'ordre national du Mérite à Monsieur Ali Akbar. https://t.co/IbeIJIJA6K
— Élysée (@Elysee) January 28, 2026
"Unë po shisja gazetën në Rue Saint-Guillaume dhe Emmanuel Macron blinte një kopje prej meje herë pas here. Ai madje më ftoi, një ose dy herë, për një pije në Basile, kafenenë lokale", kujton Ali Akbar. Puna e tij në lagjet e njohura të Parisit, e kishin bërë mik dhe me personazhe të tjerë të njohur, përfshirë regjisorin Élie Chouraqui, rrobaqepësin Théo Lafaurie, i cili I kishte qepur kostumin që ai veshi gjatë ceremonisë, Xavier Blanchot, drejtorin e hotelit legjendar ‘La Louisiane’, në Saint-Germain-des-Prés dhe avokatin Antonin Lévy, të gjithë rreth tij në ceremoni.
Tani, pakistanezi 73 vjeçar shpreson që Pallati Élysée tani do t'i jepte shtetësinë franceze. Edhe pse ai ka jetuar në Francë për më shumë se pesëdhjetë vjet dhe pesë djemtë e tij dhe tani nipërit e mbesat e tij janë të gjithë shtetas francezë, Ali Akbar ende nuk ka pasaportë franceze.
Komente










