Michael Cohen ish avokati i presidentit amerikan, Donald Trump si pjesë e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, ka deklaruar se do të bashkëpunojë për të ndihmuar hetimet ndaj Rusisë. Gjithashtu ish avokati është shprehur se ka qënë dëshmitarë i periudhës kur Trump ishte përpjekur për të fshehur pagesat e diskutuara në prag të zgjedhjeve të vitit 2016 për yllin pornografik Stormy Daniels dhe ish modelen e Playboy Karen McDougal.
Ish avokati Cohen u deklarua fajtor të martën për shkelje të ligjeve të financave gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në Amerikë . "Cohen është i gatshëm të tregojë gjithçka që ai di për Donald Trump ,"- ka thënë avokati i tij personal. Gjithashtu avokati i Cohen është shprehur se klienti i tij ka njohuri nëse Donald Trump e dinte paraprakisht për kompjuterin që hackonte, gjë që e dëmtoi kundërshtaren e tij, Hillary Clinton.
"Cohen gjithashtu ka njohuri,"- tha z. Davis avokati i tij,- "për një takim në Trump Tower në Nju Jork në qershor të vitit 2016 midis ndihmësve të fushatës Trump dhe një delegacioni rus, i cili premtoi "papastërtitë" politike."
Ndërsa Trump e ka mohuar të ketë pasur ndonjë bashkëpunim me Rusinë. Por diskutimi që shtrohet është , nëse Cohen pranoi se e theu ligjin dhe dëshmoi se ai e bëri atë në drejtimin e Presidentit , atëherë, a nuk është Trump në vështirësi të mëdha?