Qytetarët që jetojnë pranë zonës së njohur si Bregu i Lumit kanë shpëtuar tashmë prej përmbytjeve që pësonin thuajse pas çdo shiu. Ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e gjithë kësaj zone me ndërtimin e skarpateve dhe pritave në gjatësinë prej 8 kilometrash të Lumit të Tiranës ka zbehur tensionin e banorëve dhe ka zvogëluar dëmet materiale dhe efektet në mjedis.
Sot, Bregu i Lumit, nuk është më i ekspozuar si vend grumbullimi për mbetjet inerte dhe urbane, por ka një ndikim të lartë pozitiv në ekosistem, familje dhe në qytetin që transformohet. Sistemi i lumit ka bërë që jo vetëm ai të futet brenda shtratit, por ndërkohë ujërat e zeza shkojnë në kolektorë dhe nuk hidhen më në lumë si dhe është bërë gjelbërimi i zonës në të dy anët e skarpateve.
Në tetor 2013 , 513 familje të cilat jetonin në zonën e Bregut të Lumit u përmbytën duke sjellë një dëm kolosal për ekonominë e tyre, por edhe për qytetin, ndërkohë që falë nisjes së punimeve nga administrata e re për rehabilitimin, në vitin 2016 ishin 154 familje të dëmtuara, thotë bashkia e Tiranës. Ndërsa në 2017 u shmangën përmbytjet në zonën e Bregut të Lumit.
Pamje fantastike . Puna tregon vet , dhe bravo per Veliajn
Përgjigju