TIRANË- Oriela Nebiaj i ka dhënë fund dilemave dhe do të futet si deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Nebiaj ka plotësuar ditën e sotme formularin e deputetes pas largimit të Grida Dumës dhe nesër do ta depozitojë atë në KQZ.

Përmes një postimi në 'Facebook', Nebiaj shkruan se është privilegj që do të përfaqësojë në Kuvendin qytetarët që e kanë votuar në zgjedhjet e 2021. 

“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë. Formulari gati për tu dorëzuar nesër”, shkruan Nebiaj.

E ndodhur në ‘udhëkryq’ nëse do vazhdonte moderimin e emisionit Për’puthen apo do bëhet pjesë e jetës aktive politike, duket se Nebiaj ka zgjedhur këtë të fundit duke lënë pas karrierën televizive. 

Nebiaj kanidioi në zgjedhjet parlamentare 2021, por nuk siguroi dot një mandat. Asaj iu hap rruga për t’u futur në Kuvend pasi Grida Duma la mandatin për t’u angazhuar në botën e televizionit. Nebiaj pati siguruar 5606 vota preferenciale.

Formulari i plotësuar nga Ori Nebiaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:45
Pranoi mandatin e deputetes, Nebiaj: Privilegj të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan

Oriela Nebiaj ka reaguar pasi ka plotësuar formularin e deputetes. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Nebiaj shkruan se është privilegj që të përfaqësojë në Kuvend qytetarët që e votëbesuan në zgjedhjet e 2021.

“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë. Formulari gati për tu dorëzuar nesër”, shkruan Nebiaj.

Ne zgjedhjet parlamentare të 2021, Nebiaj siguroi 5606 vota preferenciale, por nuk i mjaftuan për të thyer herësin dhe për t’u futur në Kuvend.