Në burg Aqif Bezati, strehonte Talo Çelën dhe në banesë iu gjet arsenal armësh

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit la në burg 60-vjeçarin Aqif Bezati, i arrestuar në operacionin e zhvilluar disa ditë më parë në kërkim të të shumëkërkuarit Talo Çela.

Në shtëpinë e tij në fshatin Dëshran të Belshit u gjet një arsenal armësh, nga pistoletat deri tek granatat e municionet. Gjykata la në “arrest shtëpie” Veli Deliun, shok me Aqif Bezatin, i akuzuar për mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe ato sportive.  Bezati dyshohet si një nga personat që i siguronte bazë strehimi, Talo Çelës I cili prej vitesh ndodhet në kërkim si autor i dyshuar në disa ngjarje kriminale në Elbasan, Durrës dhe Tiranë. 

Por, çfarë armësh u gjetën në operacionin që dështoi për të arrestuar Talo Çelën?
- Një armë zjarri e llojit pistoletë TT, model 54 me një krëhër me 8 fishekë, 539 copë fishekë mod.54, kal.7.62 mm;
- Një armë zjarri luftarake mol.56 dhe kal.7.62 mm, 5 krëhëra hark metalik nga të cilët 4 të mbushur me fishekë mod.56 dhe kal.7.62 mm; 
- 2835 copë fishekë mod.56 dhe ka.7.62 mm, 9 copë fishekë armë zjarri mod.53, kal.7.62 mm;  - - 2 granata dore mësymëse;
- 2 ndezësa të unifikuar;
- 3 granata dore të tipit mbrojtëse me ndezësa dhe unifikuar dhe një granatë dorë mbrojtëse me tapë ebaniti;
- Një qese platike me material bimor të thatë të ngjashëm për nga era dhe karakteristikat fizike me lëndën narkotike të llojit cannabis sattiva me peshë totale 3.6 kg, një sasi bimësh të thata me kërcell dhe boçe të ngjashme me bimën narkotike të llojit opium me peshë totale 1.4 kg; 
- 2 aparate telefonik celular, 10 copë fishekë armë gjahu kal.12 mm dhe një sasi e konsiderueshme të hollash prej 54.000 lekë, 260.000 lekë, 1.056.000 lekë, 2.170.000 lekë, 220.000 lekë, 980 pound britanik, 4020 pound britanik, 7.250 euro, 1700 euro.

Emri i të shumëkërkuarit doli edhe në dosjen voluminoze  “Plumbi i Artë”, të përmendur nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili rrëfeu krime që ka kryer edhe në bashkëpunim me Talo Çelën, miqësia e të cilëve u thye pas konflikteve për ndarjen e 4.3 milionë eurove të grabitura në Rinas në prill të vitit 2019. Talo Çelës, iu ekzekutua brenda një lokali vëllai Bujari, në 17 shtator 2020.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 17/10/2022 15:11

    Gallat thuhet.. po Pse se di popull i qe policija esht e korruptuar e kan frik te denocoj se I vete emri te keiminelet . Nuk bohet shqiperija. E pamundur.

    Përgjigju
  • Kina: 17/10/2022 14:01

    Te dhjefsha emrin o te q..fte kina o aqif

    Përgjigju
    • @Kina: 17/10/2022 14:42

      Kina dhe India me Pakistanin ...

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë