Nga pornografia te mashtrimi, 180
kriminele kompjuterikë për ndjekje
Përdoruesit e Internetit në Shqipëri janë rritur me disa herë në vitet e fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli i Ministrave në “Dokumentin e politikave për sigurinë kibernetike 2015-2018, penetrimi i Internetit në Shqipëri në dhjetë vitet e fundit është rritur nga 0.97% në vitin 2003 në mbi 60% në vitin 2013.
Përdoruesit e Internetit në Shqipëri janë rritur me disa herë në vitet e fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli i Ministrave në “Dokumentin e politikave për sigurinë kibernetike 2015-2018, penetrimi i Internetit në Shqipëri në dhjetë vitet e fundit është rritur nga 0.97% në vitin 2003 në mbi 60% në vitin 2013. Ndërkohë që numri i shkeljeve të sigurisë së rrjeteve dhe sigurisë së informacionit është duke u rritur me shpejtësi.
Kjo shkakton humbje financiare dhe krijon rreziqe dhe kërcënime të reja për zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit. “Në këtë kuadër është e domosdoshme që të ndërmerren hapa për zhvillim të sigurt të Shoqërisë së Informacionit”, thekson në dokument Këshilli i Ministrave.
Nga të dhënat zyrtare të Policisë së Shtetit mbi krimin kibernetik, të rregulluar sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, rezultojnë se në periudhën janar - dhjetor 2014 janë evidentuar 180 vepra penale, janë zbuluar 76, me 86 autorë, nga të cilët 74 janë në gjendje të lirë, 10 të arrestuar dhe 2 në
kërkim. Për periudhën janar – dhjetor 2013, janë evidentuar 108 vepra penale nga të cilat janë zbuluar 63 prej tyre, me 69 autorë, nga të cilët 58 janë në gjendje të lirë, 9 arrestuar dhe 2 në kërkim. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë evidentuar 66% më shumë vepra penale, me 17 autorë më shumë, 1 autor të arrestuar më shumë. Të ndara sipas veprave penale ato paraqiten si më poshtë:
- Neni 119/a, “Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik”, evidentuar 1 rast, pa autor;
- Neni 143/b, “Mashtrimi kompjuterik”, evidentuar 49 raste, me 14 autorë në gjendje të lirë, 1 i arrestuar;
- Neni 186/a, “Falsifikim kompjuterik’’, evidentuar 28 raste, me 20 autor, nga të cilët 4 arrestuar dhe 16 në gjendje të lirë;
- Neni 192/b, “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, evidentuar 14 raste, me 7 autorë në gjendje të lirë;
- Neni 293/a, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, evidentuar 1 rast me 2 autorë, në gjendje të lirë;
- Neni 293/b, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, evidentuar 33 raste me 16 autorë, nga të cilët 2 të arrestuar dhe 14 në gjendje të lirë;
- Neni 293/c, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, evidentuar 4 raste, me 3 autorë në gjendje të lirë;
- Neni 121 “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, 4 raste, pa autor;
- Neni 117, paragrafi i tretë, “Pornografia”, evidentuar 38 raste me 14 autorë në gjendje të lirë;
- Neni 121/a “Përndjekja”, evidentuar 4 vepër penale, zbuluar 3, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë, 1 i arrestuar;
- Neni 137/a “Vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike”, evidentuar 1 vepër penale, zbuluar 1, me 1 autor në gjendje të lirë;
- Neni 149/a “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, evidentuar 1 vepër penale, zbuluar 1, me 1 autor i cili është proceduar në gjendje të lirë.
- Shpifja, e parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal, evidentuar 1 rast me 1 autor në gjendje të lirë.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
49.4%
-
Jo
35.5%
-
Nuk e di
15.1%
Vota total: 812
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lajçak: Këtë javë pritet të mbahet takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur
13 Janar, 15:13
-
Meta nga qelia dirigjon sulme kundër Brahimllarit! PL: Sullfaqexhi ordiner, kthe mandatin e këshilltarit dhe lëpi Rilindjen! U more peng nga SPAK
13 Janar, 15:08
-
Ankesat e udhëtarëve dhe shoferëve në Kapshticë, Greqia hap kufirin për autobusët dhe kamionët! Merr fund pritja e gjatë
13 Janar, 15:02
-
Gjermania heton spiunazhin e dyshuar rus në bazat e saj ushtarake
13 Janar, 14:49
-
Dëbora zbardh pikën turistike të Funarit në Elbasan
13 Janar, 14:34
-
Dimri polar/ Në Kapshticë u krijua situatë kaotike, autobusët mbetën mbi 3 orë pritje! Udhëtarët: Shteti ta zgjidhte, qëndruam mes borës, me fëmijë, pleq e gra shtatzëna (VIDEO)
13 Janar, 14:30
-
Moti i keq/ Prefekti i Tiranës: Evakuuam një familje në Shkozë, iu përmbyt banesa! 3 persona u bllokuan në makinë nga bora në Qafën e Murrizit
13 Janar, 14:26
-
Merkato dhe barazimi ndezin situatën te Partizani, trajneri del hapur kundër drejtuesve! Priten vendime nga klubi
13 Janar, 14:17
-
Gjykata Kushtetuese/ 13 kandidatë në garë, për postin që lë Holta Zaçajt! Mes tyre anëtarë të organeve të vetingut që u mbaroi mandati në dhjetor (EMRAT)
13 Janar, 14:16
-
Vigjilentë! Vështirësi për këto shenja…/ Horoskopi 13-19 janar, Jorgo Pulla paralajmëron: Kujdes
13 Janar, 14:13
-
Los Anxhelos, beteja me zjarret, konspiracionet dhe lajmet false
13 Janar, 14:13
-
Durrës/ Sekuestrohen 670 tonë naftë kontrabandë, erdhi me anije nga Tunizia e fshehur mes çimentos! Arrestohet kapiteni e dy marinarë, në kërkim 2 organizatorët (EMRAT+VIDEO)
13 Janar, 14:02