Nga pritja në aeroport, takimi me Edy Reja-n dhe prezantimi si ‘superstar’! 24 orët e para të Sylvinho-s si trajner i kombëtares (VIDEO)

Braziliani Sylvinho u prezantua të hënën si trajneri i ri i kombëtares shqiptare, duke pasuar Edy Reja-n dhe duke patur si qëllim kualifikimin në Europianin e 2024.

Mirëpo pritja që i është bërë 48-vjeçarit dhe stafit të tij ka qenë ndryshe nga kolegët e tij te kombëtarja. Sylvinho dhe dy ndihmësit Zabaleta dhe Doriva janë pritur fillimisht në aeroport nga një staf i federatës, të cilët më pas kanë bërë shoqërimin e tyre në hotelin ku qëndruan të dielën.

Më pas, ashtu siç ndodh edhe në prezantimet e klubeve më të mëdha në Europë, stafit të ri i janë qepur kostume të personalizuara për ditën e prezantimit ku Sylvinho ka qenë bashkë me Edy Reja-n, ish-trajnerit të kombëtares i cili mbylli kapitullin kuqezi në fund të nëntorit.

Pas prezantimit stafi i ri ka inspektuar fushat ku do stërvitet kombëtarja si në ‘Shtëpinë e Futbollit’ ashtu edhe në Durrës, në qendrën ‘Tropikal’. Ajo që bie në sy është se pritja për Sylvinho-n ka qenë tejet prestigjioze, diçka e cila nuk ka ndodhur më herët me trajnerët e kombëtares. Jo më kot braziliani do përfitojë 1.1 milionë euro për 18 muaj si trajner i kombëtares. 

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë