Prokuroria e Elbasanit ka filluar me iniciativë të saj hetimet për dëmtimet që prej ditës së djeshme kanë sjellë bllokimin tërësor të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec.
Hetimet nga prokuroria e Elbasanit kanë nisur për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës”, “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”. Për këtë qëllim është krijuar një grup hetimor.
Në një intervistë gjatë paradites së sotme kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, tha se synohet që aksi të bëhet i aksesueshëm nesër. Kozeli shpjegoi se për këtë po punohet për hapjen e një Bypass, i cili do të bëjë të mundur shmangien, në vijim të segmentit të dëmtuar, edhe të urës që sipas tij ka dalë jashtë funksionit.
“Ura që është e vitit 1997. Me dëmtimet që ka pësuar këto ditë paktikisht do të thoja se është e dëmtuara dhe jashtë funksionit”, thotë ai.
Sipas tij shkaqet e dëmtimit lidhen me reshjet e shumta në zonë.
“Si kurrë më parë në gjendemi në një periudhë tre mujore pa ndërprerje shirash, çfarë ka sjell dhe dëmtimet”, thekson ai.
Ai shpjegoi se për zgjidhjen përfundimtare të situatës priten të dhënat nga Shërbimi Gjeologjik dhe matjet e tyre në terren. Drejtori Kozeli hodhi poshtë dyshimet sipas të cilave dëmtimi mund të jetë e pasojë e gërrmimeve në shtratin e lumit nga një kompani inertesh. Ai tha se kompnia ka leje dhe doumentacion të rregullt.
Për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi rruga Librazhd-Pogradec, Autoriteti Rrugor Shqiptar bllokoi tërësisht qarkullimin në këtë aks, jo vetëm për automjetet, por edhe për këmbësorët.
Prej 3 ditësh qarkullimi kryhej me vështirësi në një korsi, ndërsa dje u mbyll plotësisht pasi situata u përkeqësua, me zhvendosje të trupit të rrugës.
Prej më shumë se 24 orësh, lidhja e vetme nga Tirana drejt Korçës është përmes aksit Maliq–Moglicë–Gramsh, një rruge që kalohet me vështirësi për shkak të infrastrukturës së amortizuar dhe që shton distancën me një orë.
Për drejtuesit e mjeteve, ARRSH thotë se duhet të përdorin rrugët Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan dhe Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë, ndërsa drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, duhet të përdorin rrugët në Pikën doganore Qafë Thanë – Maqedoni dhe Pikë doganore të Bllatës – Rruga e Arbërit.
Një rrëshqitje dheu është regjistruar në fshatin Algjinaj në Shezë të Peqinit. Lëvizja e tokës ka shkaktuar çarje të thella dhe deformim të sipërfaqes duke vënë në rrezik dy banesa.
Situata u përkeqësua pasditen e sotme, kur një segment i rrugës u bë i pakalueshëm.
Çarje dhe fundosje janë konstatuar edhe pranë disa shtëpive, duke shtuar shqetësimin për sigurinë e familjeve. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për të vlerësuar rrezikun dhe për të marrë masa parandaluese.
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, thotë se nga verifikimi i dokumentacioneve dhe lejes përkatëse rezulton se rrëshqitja masive e tokës dhe si rrjedhojë dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, nuk ka të bëjë me shfrytëzimin e lumit Shkumbin për marrjen e inerteve, nga kompania kontraktore. Kjo e fundit, sipas Kozelit, po punon në përputhje me lejen e marrë për shfrytëzimin e lumit.
"Gjatë këtyre 2 ditëve kam parë në rrjetet sociale që lidhin fenomenin e ndodhur me punimet ose marrjen e inerteve në lumë. Do doja shumë ta përgënjeshtroja sepse është dezinformim. Unë sot kam qenë në komunikim me IKMT, e cila ka sjelle dhe drejtorinë vendore të Elbasanit për të bërë një kontroll të dokumentacionit të kompanisë kontraktore. M’u konfirmua që koordinatat e dhëna në leje janë të sakta, pra aty ku meren inertet janë të sakta për këtë segment që ne po flasim. Ashtu sikur edhe leja e shfrytëzimit ka të gjithë dokumentacionin e nevojshëm",- tha Kozeli.
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, tha se rruga Librazhd-Pogradec aktualisht është e papërdorshme për qarkullim dhe se ura vijon të degradohet, pavarësisht përpjekjeve të kompanisë kontraktore "ANK" të lotit ku kanë ndodhur dëmtimet më të rënda, për ta rikthyer në normalitet. Kozeli tha se synohet që aksi të hapet nesër.
"Gjatë gjithë mbrëmjes është vijuar me punimet nga ana e kontraktorit dhe ka pasur ritme të mira. Ura dhe terreni kanë patur lëvizje edhe gjatë mbrëmjes; ura paraqitet në një plan zhvendosje 40 cm, 7 cm nga dita e djeshme.
Kontraktori vijon punimet intensivisht, por aksi vijon të jetë i mbyllur, në shpresojmë shumë të mund ta hapim ditën e nesërme.
Jemi në pritje të rezultateve dhe rekomandimeve të shërbimit gjeologjik shqiptar. Rezultatet paraprake tregojnë se ka një plan rrëshqitjeje deri në 7 metra.
Ky sezon dimëror ka qenë jashtë normales; çdo vit në këtë sezon të vitit ka probleme të rrëshqitjeve, por si kurrë më parë kemi qenë 3 muaj pa ndërprerje shirash.
Gjithë dokumentacioni është i rregullt nga ana e kontraktorit.
Raporti i shërbimit gjeologjik do të na japë rekomandimet për masat që duhet të ndërmarrim; më pas mblidhemi me këshillin teknik dhe të adresojmë zgjidhjen. Ura është e vitit ’97 dhe me dëmtimet që ka pësuar këto ditë e bën më të degraduar dhe jashtë funksionit",-tha Kozeli.
Komente












Ura e Bersëatit është ndërtuar në shekullin e 18 po kështu shum të tjera që nuk janë me beton dhe hekur dhe nuk kanë pësuar asnjë dëmtim ndërsa këto të sotmet përditë po shërben,përveç HAJDUTËRISË nuk ke çfar thua.....burgun e kanë pak këta hajdutë.....
PërgjigjuKto rruget duken si buk e thekme me gjalp.
PërgjigjuShqiperia esht paralizuar,njerzit nuk din nga te ven...po kujt i plasi.Rendesi ka qe Balluku dhe oligarket e rrugeve te vazhdojn ta rrjepin ket popull ne vend qe te jen pas hekurave.Nje popull dele qe meriton dhe më keq
PërgjigjuForca sufllaqe , komentoni fajn e ka Saliu
PërgjigjuRruget ---, te cilat ¨... u lane, e mbeten rrugeve ...!¨ = = = = = edhe ne epoken ¨e re¨, thuajse 13 vjecare (2013-2026), te sektit pseudo-Rilindas te krijuar e drejtuar nga Kryeministri Edvin Kristaq Rama, = = = = = ashtu si ne epoken pseudo-¨Me Duar te Pastra !¨, per 8 vjet (2005-2013) te Salih Rame Berisha, = = = = = ortakut te Tij Politik, = = = = = zyrtarisht qe nga 2008, kur masakruan se bashku Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, e i katandisen Partite respektive ne subjekte e objekte Neo-Ottomaniste ne pronesi te Tyre e te familjareve te Tyre !
PërgjigjuPo kujt i plasi per keto? Le te bllokohet gjysma Shqipërisë. Protestat cfare thonë? Bejme disa artikuj mbi protestat se ato jane te rëndësishme, po se bien urat ska problem. I rregullon pushteti me pune vullnetare.
Përgjigju