Transferimi i mesfushorit brazilian, Karlos Enrike Kasemiro nga Reali te United ishte padyshim një nga lëvizjet më të bujshme të verës. Lajmi për futbollistin e njohur ‘mori zjarr’ për shkak të shpejtësisë me të cilën u finalizuan negocimet.
Ditën e sotme ka folur edhe vetë 30-vjeçari i cili në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit ka komentuar ndjesitë e para si dhe ka premtuar angazhimin maksimal në fushë.
G.MO/Shqiptarja.com“Ndihem si një 18-vjeçar, kam firmosur me klubin më të madh ën Angli dhe mezi pres të startoj këtë aventurë në Premier Ligë.
![]()
Mendoj se një futbollist duhet ta dojë punën që bën. Do të jap gjithçka në ndeshje, por edhe në stërvitje, Dua të kthehem në shtëpi i lumtur për atë që kam dhënë, kjo është filozofia ime.”, u shpreh Kasemiro.
Komente

