Vrasja e Aleks Nikës në 21 janar 2011, Gjykata e Strasburgut: E vrau shteti dhe nuk zbardhi krimin! Të bëhet hetimi e të dënohet fajtori

TIRANË- Gjykata e Strasburgut ka dalë në një përfundim në lidhje me vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit të vitit 2021, i cili u vra nga plumbat e Gardës, ku nënvizohet se ka dy shkelje: që shteti ka përgjegjësi për vrasjen e më pas moszbardhjen e vrasjes. Këto janë shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës, thuhet në vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në konkluzionet e Gjykatës së Strasburgut, një material rreth 40 faqe, thuhet se ‘ligji i kohës dhe plani masave të Gardës ishin me shkelje dhe nuk garantonin jetën, pra shteti ka përgjegjëis për vrasjen‘. Gjithashtu edhe mos zbardhja e ngjarjes është në shkelje.

Sa i takon hetimeve, në konkluzionet Gjykatës së Strasburgut, thuhet se ’hetimi duhet të bëhet dhe të dënohet fajtori kushdo qoftë‘.

'Hetimi  i kryer në këtë rast nuk mund të konsiderohet si efektiv e që të çon në identifikimin dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për ngjarjet e supozuara dhe të vërtetimit të së vërtetës!‘- thuhet në konkluzion.

Më tej në konkluzionet e Gjykatës së Strasburgut, thuhet se përdorimi i armës nga Garda që rezultoi në vdekjen e Aleks Nikës nuk ishte në përputhje me artiullin 2 të Konventës që ka të bëjë me mbrojtjen e jetës së njeriut.

'Gjykata ka gjetur mangësi në kuadrin ligjor që rregullon përdorimin e armëve potencialisht vdekjeprurëse në lidhje me operacionet e kontrollit të turmës në përgjithësi, defekte serioze në planifikimin dhe kontrollin e ngjarjes në shqyrtim dhe një dështim për të demonstruar se përdorimi i forcës vdekjeprurëse nga oficerët e Gardës Kombëtare, që rezultoi në vdekjen e anëtarit të familjes së aplikantit ishte absolutisht e panevojshme, duke pasur parasysh rrethanat. Qeveria ka pranuar se një përdorim i tillë i forcës ishte joproporcional!'- thuhet në konkluzionet e gjykatës.

Gjykata e Strasburgut nuk ka dhënë dëmshpërblim, pasi vetë familjarët nuk e kanë kërkuar.

Vrasja e Aleks Nikës mbetet ende pa autor!
Prokuroria e Tiranës në maj të vitit 2021, pas një dekada rihapi hetimet për të zbuluar se kush e vrau Aleks Nikën, por duket se ende duket të jenë bërë përparime në këtë drejtim. Predha që i mori jetën Alkes Nikës është dërguar për ekzaminim në Romën, por ende nuk ka asnjë rezultat. Të pakënaqur nga drejtësia, familjarët e Alkes Nikës kërkuan që çështjen ta marrë në hetim SPAK. Në fund të janarit 2023, PS depozitoi në SPAK kallëzim penal ndaj Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi, duke e konsideruar provë të re audiopërgjimin e publikuar në media që, sipas PS-së, hedh dritë mbi vrasjen shtetërore të 4 qytetarëve të pafajshëm.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
E gjitha u nis pas skandalit me videon Meta-Prifti, ku flitej për koncesion dhe kjo shtyri që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni siç e quante atëherë Partia Socialiste. Ishte ora 14:00, kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus më tej. Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit. Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm. Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, u dërgua për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku dhe vdiq pas disa ditësh. Kryeministri i atëhershëm, Berisha doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita u shpreh se shteti nëpërmjet Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe ka mbytur në gjak një demonstrim paqësor, që është e drejtë kushtetuese e qytetarit. Partia Socialiste akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Berisha nuk u ndal vetëm me akuzat për PS-në, ai sulmoi ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)Vendimi i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:32
Përfundimet e gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar, Braçe: Treguan se shteti kreu vrasjet dhe pengoi hetimet për pushkatuesit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas përfundimeve të nxjerra nga në lidhje me vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar të vitit 2011. Me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale, Braçe shprehet se përfundimet e gjykatës së Strasburgut, treguan se vrasjet i kreu shteti dhe se po shteti pengoi hetimet për pushkatuesit.

“Për pushkatimet e 21 janarit, tani jemi në një nivel tjetër. Nuk ka më sulme, deklarata apo akuza të Erion Braces apo cilitdo socialisti në atë ngjarje. Ka një vendim të gjykatës së Strasburgut. Ky vendim sjell në vëmendje 2 gjëra, vrasjet i kreu shteti dhe po shteti pengoi hetimet për pushkatuesit. Vendimi i gjykatës kërkon që hetimet të fillojnë nga e para. Plumbi në kokën e Aleks Nikës do kthehet në pikën e kthesës. Po flas për vendimin e gjykatës që thotë se zinxhiri komandues ka përdorur zjarr ndaj qytetarëve. Në këtë rast jemi tek pushkatimi dhe autorët duhen hetuar e ndëshkuar deri në fund”- shprehet Braçe.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 15/11/2023 08:59

    Edhe gjyqtaret e strazburgut i ka blere Rama dhe ata jane bande kriminale si Skapi i partise dhe veprojne me rregji politike. Berisha ka prova per kete. Ai do luftoje per te mbrojtur demokracine jo vetem ne shqiperi por edhe ne europe dhe shba. Eshte Sali Ram Berisha nga Vicidoki ai o budallenj, vetem ai ka te drejte, vetem ai eshte i pafajshem. E gjithe bota e ka gabim.

    Përgjigju
  • Populli: 15/11/2023 02:58

    Te shkoje haku tek i zoti… Sa bije nenash jane vrare e vrasesit enden rrugeve…

    Përgjigju
  • A...Zh: 14/11/2023 16:22

    Mjere ata qe iken thuaj, sa per shtete e drejtesi ne kete vend kot shpresojme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Arabia Saudite do ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2034

Arabia Saudite do ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2034