Nga Rrogozhina në Madrid, tifozët e Barcelonës majë pemëve për të ndjekur ndeshjen e La Liga-s (VIDEO)

Nga Rrogozhina në Madrid, tifozët e Barcelonës majë pemëve për të ndjekur ndeshjen e La Liga-s (VIDEO)

Tifozët duke ndjekur ndeshjen majë pemës

Getafe dhe Barcelona barazuan dje 0-0 për javën e 29-të në La Liga. Dueli i zhvilluar në "Coliseum Alfonso Perez" pa 14.854 tifozë, teksa disa prej tyre nuk siguruan biletë dhe bënë një zgjidhje origjinale. Tre nga tifozët që donin të ndiqnin këtë duel u ngjitën mbi pemë për të pasur mundësinë e ndjekjes së duelit.

Mesa duket pamje të tilla vijnë edhe nga një ligë elitare si ajo e Spanjë, me impiante që kushtojnë miliona euro. Një javë më parë në Rrogozhinë, tifozët e Egnatias u ngjitën në tarracat e pallateve dhe në pemë për të ndjekur ndeshjen e Superligës mes Egnatias dhe Erzenit. Mbase paralelizmi është i pavend, por veprimet e tifozëve dhe sakrificat e tyre janë të ngjashme në çdo vend.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur