Nga Lul Morina te Llanaj, dosjet e ‘nxehta’ për pallate pa leje në Prokurorinë e Tiranës, Bojken Lako dhe Mimoza Ahmeti u ndëshkuan për riparim shtëpie

Nga Lul Morina te Llanaj, dosjet e ‘nxehta’ për pallate pa leje në Prokurorinë e Tiranës, Bojken Lako dhe Mimoza Ahmeti u ndëshkuan për riparim shtëpie

Lul Morina dhe pallati i ndërtuar

Kryeministri Edi Rama kritikoi edhe një herë sot Prokurorinë e Tiranës se ‘po fle’ mbi dosjet pallateve pa leje, ndërsa ka dërguar për gjykim poeten Mimoza Ahmetin dhe kantautorin Bojken Lako, për riparimin e banesës pas tërmetit si dhe për hapjen e disa dritareve në studion muzikore. Teksa dy artistët janë dënuar nga gjykata, ligji vijon të mos veprojë mbi të ashtuquajturit oligarkë dhe biznesmenë të fuqishëm, të cilët kanë ndërtuar dhjetëra mijëra katrorë në zonat më të lakmueshme të Tiranës, me qëllim fitimi.

Biznesmeni Juljan Morina, i njohur si Lul Morina, ishte objekti i parë i veprimit të vendimit të qeverisë, për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje. Morinës iu sekuestrua sot pallati 9-katësh në zonën e Liqenit të Thatë, pasi objekti ishte ndërtuar pa leje. Morinës i janë zbuluar edhe disa pallate të tjerë pa leje në Tiranë. Shqiptarja.com mëson se Lul Morina është referuar në Prokurorinë e Tiranës që kur ka nisur pallatin pa leje tek Liqeni i Thatë.

Julian Morina njihet për jetën e luksit, ku ekspozon në rrjetet sociale një jaht me mbiemrin e tij ‘Morina’, makinë Rolls Royce etj. Morina është shfaqur edhe në ortakëri me vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, të dyshuar për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi. Lul Morina rezulton në regjistrin e biznesit 12 vitet e fundit, ndërsa nuk dihet baza mbi të cilën e ngriti kapitalin.

Në Prokurorinë e Tiranës është referuar që në muajin korrik të këtij viti edhe kompania “Ideal Cosntruction shpk”, për shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë, mbi kullën pranë qendrës së Tiranës, në krye të Rrugës së Kavajës, i njohur si ‘Syri i Tiranës’. Pronar i kompanisë dhe rrjedhimisht përfitues i ndërtimit pa leje është biznesmeni Armand Lilo, ndërsa si administrator rezulton Ferzilet Hajdëri.

Në Prokurorinë e Tiranës vijon të mbetet e hapur një dosje për ndërtime masive me një sipërfaqe 1200 m2.

Në Prokurorinë e Tiranës ka një dosje për ndërtim të paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh edhe për biznesmenin Dritan Llanaj, pronar i kompanisë “Mesaplik-05”. Për Llanaj ka disa kallëzime penale për ndërtim të paligjshëm në Yzberisht, ndërsa ermi i tij është lakuar për tjetërsim pronash tek Spitali Ushtarak dhe konflikte. Janë sekuestruar gjithashtu hotele dhe pallate në pronësi të Agustin dhe Xhordan Biqiku, Shyqri Maloku, Aleksandër Kadria, Elton Caushaj dhe Alban Bitraj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lolita: 22/11/2022 08:27

    ose KLP te nderhyje ose Qeveria apo parlamenti te bejne nje akt-normativ apo projekt-ligj per denim te prokurorve qe zvarrisin hetime...

    Përgjigju
  • Nik xhafa: 22/11/2022 03:02

    Lul morina ylli ndermenasit

    Përgjigju
  • polciia: 21/11/2022 17:41

    popo pa merka, me keto merruni sde prokuroria i ka mbylle hesapet me to, bashke me ramen. ata jane show, te varferit e hane sa krahu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë