Ish-drejtues i analizës në SHISH, ish-ambasador gjatë pushtetit të PD-së dhe sot në ballë të protestave kundër qeverisë.

Dr. Sandër Kovaçi nuk është thjesht një pedagog. Ai ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Slloveni (2008–2013) dhe ka drejtuar Departamentin e Analizës në SHISH (2013–2015).

Në vitin 2022, gjatë protestave të pedagogëve, u përplas publikisht me Edi Ramën, i cili e akuzoi se po e përdorte sindikatën për qëllime politike. Kovaçi i hodhi poshtë këto interpretime.

Sot, ai kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe mbështet protestat studentore. Ndërkohë, prania e vajzës së Sali Berishës dhe bashkëshortit të saj në protestën e sotme shton një dimension politik që meriton vëmendje.

A bëhet fjalë vetëm për solidaritet me studentët, apo protesta po shndërrohet edhe në një front të përbashkët kundër qeverisë?

Sigurisht që prania e Kovaçit, nën drejtimin e Argita Berishës e bashkëshortit të saj në krye të protestës së sotme ngre pikëpyetje serioze për përmasën politike të mobilizimit.

Kur një drejtues sindikate kërkon largimin e kryeministrit dhe në të njëjtën protestë shfaqen figura të familjes së liderit historik të opozitës, pyetjet për raportin mes protestës studentore dhe betejës politike bëhen të pashmangshme.


Lajmi kryesor:

Një grup pedagogësh i bashkohen edhe sot protestës, refuzojnë kërkesën e Ramës për dialog! Në krye ish-zyrtari i SHIK-ut të Berishës: Bojkot mësimit! Nuk mungon as dhëndrri dhe vajza e Berishës (VIDEO)