Pas më shumë se pesë sezonesh te Napoli, Allan dhe skuadra me president Aurelio De Laurentiis, sipas të gjitha gjasave do të ndahen në fund të sezonit. Mesfushori brazilian ishte një nga kryesorët së bashku me kapitenin Insigne në ‘kryengritjen’ ndaj drejtuesve të klubit. Për më shumë ajo shpullë kundër djalit të presidentit De Laurentiis në dhomat e zhveshjes duket se ka vënë pikat mbi i.
Së fundmi 29-vjeçari është përjashtuar nga Gatusso në stërvitje, pasi sipas ‘trajnerit ai vetëm ecte në stërvitje’. Në verën e 2019 Allan ka qenë i shumëdëshiruar në merkato, por presidenti në atë kohë kërkonte jo më pak se 820 mln euro, arsye për të cilën refuzoi 50 mln e Paris SG.
Së fundmi vlera e mesfushorit vlerësohet 40 mln euro dhe sipas mediave në Itali Anchelotti po e kërkon me ngulm te Everton-i. Gjithashtu shumë të kujdesshme për situatën po qëndrojnë edhe Interi me Juventusin.