Nga Shqipëria e Veriut në Nish të Serbisë, “Mjeshtëri i Kërkimeve” Gëzim Hoxha rrëfen zbulimet rreth Krishterimit të Hershëm: Pse botimi duhet të jetë pjesë e Historisë

4 dekada në arkeologji. “Mjeshtëri i Kërkimeve”, akademiku Gëzim Hoxha sjell përmes studimeve “Krishtërimin e Hershëm në provincat Praevalis dhe Dardania”. Ndërtimi i kultit, topografia funerare, skemat ikonografike dhe përbërësit arkitektonikë, janë vetëm disa nga rezultatet e hulumtimeve që cek deri edhe Serbinë e sotme.

 “Jam i angazhuar prej vitesh në Shqipërinë e Veriut. Ndërsa territorin e Malit të Zi e kam hulumtuar në mënyrë shumë të hollësishme, por pas hapjes së kufijve. Në vitet ’90 kam shkuar në dy ekspedita mjaft të gjata, ku jam shoqëruar edhe nga kolegë malazezë. Ndërsa në territorin e kosovës unë kam qenë anëtar i një ekipi shqiptar që ka bërë hartën arkeologjike të Kosovës. Sa i përket Serbisë së sotme, bëhet fjalë për atë pjesë të provincës Dardania, e cila ka shkuar deri në Nish,apo Justiniana Prima, që sot ndodhen atje. Unë i kam prekur në kuadër të studimit duke iu referuar edhe kolegëve serb dhe ndërkombëtarë. Pastaj, të gjithë materialin e grumbulluar nga kjo përvojë në terren unë e kam reflektuar në këtë libër”shprehet arkeologu Gëzim Hoxha.

Artefaktet e grumbulluara në Shqipëri ruhen në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, ose në muzetë lokalë. Ndërsa mes monumenteve përmend edhe kishën 1500-vjeçare të  Hotit.

 “Objektet më të hershme paleokristiane në territorin tonë janë nga mesi i shekullit të IV-ët.  Përmend për shembull kupën e Kalldrunit me skena biblike, pastaj fillojnë të duken dhe monumentet e para kristiane siç janë kishat në vende si Lezha, në fshatin Kushe të Hotit etj.”

Referenca arkivore, e bashkëpunime edhe me studiues vendas e të huaj pasurojnë punën e akademikut. Por, krahas zbulimeve arkeologjike, puna në terren ka pasur edhe momente të vështira.

“Ndoshta vitet 97, kanë qenë vite të vështira kur u krijua ai kolaps që të gjithë dimë. Po ashtu mund të përmend edhe ekspeditën në Kosovë. Momentet direkt pas Luftës kanë qenë të vështira pasi terreni nuk ishte i sigurt dhe aty jemi ndeshur me risqe reale”, thotë Hoxha.

Gjatë promovimit të këtij botimi në Akademinë e Shkencave, të pranishmit shtruan pyetjen nëse këto studime do të integrohen në projektin Historia e Shqiptarëve, duke shtuar faktin se komunizmi i kishte përjashtuar zbulimet e natyrës fetare.. Në përgjigje, akademikët thanë se në botim do të pasqyrohet “historia e të gjitha historive”, ndërsa arkeologu Hoxha sqaron se si e pasuron ky botim historinë.

“Potenciali dhe informacioni shkencor që ne marrim nga dokumentacioni kishtar nga aktet kishtare nga monumentet kishtare janë me shumë rëndësi. Ato na japin detaje shumë të reja e pasurojnë në mënyrë të padiskutueshme historinë e Shqipërisë të kësaj periudhe, por jo vetëm të Shqipërisë, të çdo vendi. Por ne meqënse jemi me vonesë në këtë drejtim kjo na ndihmon për t’a pasuruar dhe ky është rast shumë i mirë”, shprehet ai

Gjatë aktivitetit, vlerësimin për librin e shprehën edhe At Pashko Gojçaj, Ministri Provincial i Provincës Franceskane Shqiptare, njëherazi botues i veprës si dhe dy recensentët e botimit At Flavio Cavalini dhe Skënder Muçaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare