Akademia e Albanologjisë, Ministria e Arsimit e paqartë për 'shkrirjen', senati i nis letër! Çështja në gjykatë, Krasniqi: Shkenca e studiuesve, politikanët të merren me politikë!

Kanë kaluar mbi 2 muaj e gjysmë, pas Vendimit të Këshillit të Ministrave, që vuloste në 31 maj mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizmin e saj pranë Akademisë së Shkencave...

"Ministria e Arsimit ka marrë një vendim përmes Këshillit të Ministrave. ASA Nga 1 janari zyrtarisht do të duhet të shkrihet, por ne kemi një sërë dilemash dhe paqartësish ligjore administrative për të cilat ne jemi adresuar si senat Ministrisë së Arsimit e cila fatkeqësisht ende nuk ka kthyer përgjigje."- u shpreh Krasniqi

Vendimi i shkurtër i qeverisë, i marrë kundër vullnetit të Senatit të Albanologjisë, siç shpjegon studiuesi Afrim Krasniqi, që drejton Institutin e Historisë, lë pika të pasqaruara sa i përket vijimësisë së punës së instituteteve. Shpjegime të cilat ASA gjatë muajit korrik, ja ka kërkuar përmes një letre, Ministrisë së Arsimit si dikasteri i linjës që ndoqi procesin.

"Duhet të përcaktojë se cili është statusi i studiuesve; si  do të sigurohet liria akademike; kërkimi shkencor dhe i projekteve ndërkombëtare me partner ndërkombëtar dhe i projekteve madhore që ne kemi në dispozicion. Po ashtu, duhet të sqarohet se  si do arrihet të garantohet sistemi i karrierës së studiuesve të rinj; si do promovohen titujt shkencorë që ata lanë në proces dhe elementë të tjerë për të cilat duhet të ketë një vendim tjetër të këshillit të Ministrave dhe Ministria e Arsimit është vonë në këtë lloj procesi."- tha ai. 

Akademia e Studimeve Albanologjike, në 21 qershor depozitoi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë kërkesë padinë për shfuqizimin e Vendimit.

"Ndërkohë që në proces administrativ ne vijojmë të jemi në proces gjyqësor në dy nivele me Ministrinë e Arsimit, si ministria përgjegjëse", shprehet më tej.

Pas riorganizimit të njësive në Akademinë e Shkencave do të jetë kjo e fundit që do të menaxhojë fondet e Albanologjisë.

“Nuk mendoj se është çështje fondesh, është çështje institucionale dhe e qëndrimit të shtetit ndaj kërkimit shkencor në Shqipëri. Tradicionalisht studiuesit tanë ndeshin një mur burokratik, kjo ka ekzistuar në të kaluarën, ekziston edhe sot.”- tha ai

Debati i institucioneve akademike siç shprehet Krasniqi duhet të çlirohet nga ndikimet politike, ndërsa përqendrimi duhet të jetë tek kërkimet shkencore.

“Një nga nevojat tona më të mëdha nuk lidhet se kush do jenë drejtuesit dhe si do ndahen fondet sot. Një nga nevojat tona më të mëdha është për të përgatitur një personel afatgjatë. Ata që njohin gjuhë të veçanta dhe që mund të shfrytëzojnë arkiva  të vjetra të cilat janë të rëndësishme në historinë tonë. Dhe për këtë kërkohet një politikë zyrtare, një qasje shtetërore, që nuk mund ta bëjë as Instituti i Historisë,  as Akademia Albanologjike, as Akademia e Shkencave dhe asnjë institucion më vete. Për këtë kërkohet një ndërhyrje afatgjatë e Ministrisë së Arsimit dhe ajo që quhet koncepti i shkencave në Shqipëri që fatkeqësisht sot mungon.”- përfundoi ai

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut