Pas suksesit të Qendrës TUMO te Piramida e transformuar, Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) po përgatiten të bashkëpunojnë në tre projekte të reja të suksesshme. Gjatë vizitës në SHBA, kryebashkiaku Erion Veliaj u takua me CEO-n e AADF-së, Michael Granoff, me të cilin janë dakordësuar për të bashkëfinancuar 3 nisma të mëdha, që do u vijnë në ndihmë të rinjve për të marrë një profesion të së ardhmes.
“I lumtur që takova mikun e dashur dhe partnerin tonë, Michael Granoff, CEO i Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), pas mbledhjes së bordit në Nju Jork. Viti 2024 do të jetë fantastik për të rinjtë, IT dhe parqet e Tiranës! Bashkia e Tiranës dhe AADF do të bashkëfinancojnë 3 nisma kryesore:
- Ecole 42, do të vijë te Piramida, si niveli më i lartë arsimor i Qendrës Tumo.
- Bursa të plota gjatë vitit 2024 për të gjithë studentët e Tiranës, që duan të ndjekin kurset digjitale.
- Shtigje të gjelbërta, që do të lidhin Liqenin e Tiranës me atë të Farkës, me një dizajn ekologjik dhe aventura për familjet.Pas suksesit me Pazarin e Ri dhe Piramidën, mezi po presim të përveshim mëngët për këto punë të reja!”, shkruan Veliaj.
Great to catch up with long standing partner and dear friend Michael Granoff of @The_AADF after their board meeting in NYC.
— Erion Veliaj #ECS2023 ???????????????? (@erionveliaj) December 12, 2023
2024 will be amazing for Tirana's Youth, IT and Parks! The @CityOfTirana and @The_AADF will co-finance 3 major initatives:
????- Ecole 42 @42born2code is… pic.twitter.com/6K1r0IujnW
Me paret e tua bredh çdo muaj në SHBA? Nën sundimin e Ramës dhe tëndin,që jeni ARMIQTE E GJELBERIMIT,QYTETERIMIT dhe mjeshtër të mashtrimit,Tirana është një GETO si ato të Kalkutës,me plehra dhe qen rrugace,qyteti i vetëm në Europë që nuk ka asnjë lulishte me lule shumëngjyrëshe,në rrugët kryesore nuk janë mbjellë asnjë pemë dekorative por vetëm rrape lumenjsh,nuk ka asnjë tavolinë dhe stola për pushimin e të moshuareve,wc,shëtitore,kënde lojrash,fusha sportive etj PUBLIKE ,por ua keni grabitur banorëve hapësirat midis pallateve dhe trotuaret duke ua dhënë kafeneve me qera dhe fëmijët,të rinjtë dhe të moshuarit ngrysin ditën sikur të jenë robër luftë në kampet e perqendrimit nazist! Mallkuar qofsh Erion Veliaj,që je ARMIKU ME I MADH I QYTETARËVE TË TIRANES!
PërgjigjuShtoje sipërfaqen e gjelbër... në Liqenin e Tiranës..mbill pemë Mesdhetare..të Shumëllojshme...me Agronom e Inxhinier Mjedisi e Pyjesh...!...bushe me Agrume gjithë Digën e Liqenit Artificial...e shtoje një Park të Gjelbëruar e me Pemë Evergreen edhe aty poshtë Digës së Liqenit..në anë të rrugës së Kosovarëve!..
PërgjigjuPo te pret Spaku sado te mbroj sorosi. Do te vij dhe dita jote.
Përgjigju