Nga sot 472 shërbime kalojnë online, Rama kërkon lehtësira të tjera: Të krasiten dokumentet, regjistroheni me një klik nga telefoni

Nga dita e sotme 472 aplikime për shërbime kanë kaluar online. Kryeministri Edi Rama ishte në zyrat e Qendrës Kombëtare të Biznesit për të parë nisjen e ditës së parë të punës së 'revolucionit dixhital' sikur e cilësoi ai. I shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, drejtoresha e AKSHI-t dhe e QKB-së, ai tha se nga sot regjistrimi i bizneseve do të bëhet vetëm në pak minuta online.

"Vetëm pak minuta online në kompjuter apo celular, duke klikuar vetë nga kudoqoftë (brenda ose jashtë vendit) ose me një ndihmë të parë në sportel, përmes https://e-albania.al, mund të kryen procedurat e nevojshme që deri dje kërkonin kohë e mund zyrë më zyrë. Ky proces rrënjësisht transformues do të lehtēsojë ndjeshëm sidomos biznesin e vogël, duke i hequr qafe shpenzimet e ecejakeve dhe biznesin nē tërësi natyrisht.

Nga sot do ta keni të mundur ta bëni punën pa ardhur këtu fare, mjafton të hyni te portali, tek QKB të bëni aplikimin dhe nga sot nuk do të keni nevojë të sillni dosjet që keni në duar, ku të ketë dokumente shtetëror, pasi të gjitha do të duhet ti marrë për ju vetë QKB-ja dhe kështu në shërbimet e tjera. Ju thjeshtë duhet të aplikoni dhe të vendosni dokumentet private. Pastaj përgjigjen e merrni në kohë, regjistrimin e biznesit e bëni në pak minuta" tha Rama.

Me shërbimin e ri që do ofrojmë sot janë 114 shërbime të cilat kalojnë online. Aktualisht kemi 152 mijë aplikime nga regjistri dhe 11 mijë aplikime për regjistrimin e klientëve. Në total me shërbimin online do kursejmë 3159 ditë pune. Janë 248 dokumente që do reduktohen. Mendojmë që ky është një hap shumë i madh përpara edhe për adresimin e kërkesave të biznesit, por edhe për të parë nga pjesa jonë e brendshme të gjitha dokumentet që janë të nevojshme por jo të domosdoshme,” u shpreh ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Nga dita e sotme ne e kemi vendosur subjektin në krah të sportelistit, që do të thotë që nuk punon sportelisti për të, por i tregon atij se çfarë duhet të bëjë. Këto janë për të gjitha shërbimet, edhe të regjistrimit, edhe të licencimit. Gjithashtu, kemi lënë dhe një sportel të dedikuar për të gjitha shërbimet që merren me vulë elektronike, sepse në total 83220 shërbime janë ofruar vetëm me vulë elektronike,” shprehet drejtorja e QKB, Pranvera Fagu.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Denaj u shpreh se ndërkohë po realizohen shërbimet online edhe në institucione të tjera në varësi të Ministrisë së Financave. “Aktualisht në ISSH po ndiqet e njëjta procedurë, po asistohet çdo i interesuar për aplikimin online dhe për pjesën e dokumentacionit,” u shpreh Ministrja Denaj. Por Rama kërkoi që të shkurtohen sa më shumë dokumentet që nuk janë të nevojshme.

"Ju vijoni krasitjen e dokumenteve...duhet të jetë e thjeshtë, shumë elementare. Ato dokumente që kërkohen pa fund janë vetëm problem për njerëzit, pasi krijojnë stres dhe zvarritje brenda administratës. Kështu që këto kohë një muaj apo dy asistoni në sportel, pastaj do të mbyllet sporteli. Duhet ndryshuar koncepti që nga drejtuesi, është koha për të lehtësuar maksimalisht proceduat dhe për të hequr malin me dokumente që u kërkohen njerëzve" tha ai.

Por si mund të bëhet një aplikim online? Çdo qytetar mund të regjistrohet te e-Albania nga kompjuteri ose telefoni. Dokumentet shoqëruese që jepen nga shteti sigurohen nga punonjësi, ndërsa qytetari duhet të bashkëngjisë vetëm vetëdeklarimet dhe dokumente që jepen nga privati. Te e-Albania do të gjeni edhe listën e shërbimeve që do të aplikohet vetëm online.

Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin. Ky proces transformues rrënjësor sipas kryeministrit do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht ryshfetin.

Ndërkohë që në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime. Kalimin e shërbimeve online kryeministri Rama pak javë më parë e cilësoi si një nga shtatë prioritetet e qeverisë së tij për vitin 2020 (lexo ketu). 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë