TIRANË- Rreth 114 shërbime për biznesin nga Qendra Kombëtare e Biznesit do të kalojnë online. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se gjatë vitit 2019 janë 152 mijë aplikime për regjistrim dhe 11 mijë aplikime për licencim nga ana e biznesit.
“Në total, me ofrimin online të këtyre shërbimeve kursehen 3159 ditë pune. 248 dokumente që do të reduktohen përbëjnë një hap të madh përpara edhe për adresimin e kërkesave të biznesit”, deklaroi Denaj. Ministrja informoi se në të gjitha institucionet në varësi të MFE-së po shikohet mundësia për eliminimin e sa më shumë dokumenteve për të shkuar në ofrimin e shërbimeve jo më me dokumentet e nevojshëm por të domosdoshëm.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, gjatë 2020 programon ofrimin e 510 shërbimeve online ose 94 % e të gjitha shërbimeve. Nga këto 188 shërbime bëhen efektive më 1 janar, 270 shërbime bëhen efektive më 30 qershor dhe 26 shërbime bëhen efektive në dhjetor 2020. Konkretisht nga 1 janari 2020 do të ofrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 11 shërbime, nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, 8 shërbime, nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, 31 shërbime, nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, 24 shërbime dhe nga Qendra Kombëtare e Biznesit , 114 shërbime.
Vetëm 33 shërbime, ose 6 % e totalit që ofrohen nga MFE, do të ofrohen pranë sporteleve të institucioneve. Punonjësit e këtyre institucioneve do të orientojnë dhe asistojnë çdo qytetar apo biznes, në lidhje me këtë transformim të rëndësishëm, i cili synon lehtësimin e praktikave dhe shkurtimin e radhëve të pritjes.
Në faqet e internetit të institucioneve, si dhe në rrjetet sociale apo në të gjitha zyrat në terren, do të ofrohet informacioni i nevojshëm në lidhje me këto shërbime online./Lexo.al
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2160
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FMN: Sfidë, plakja e shpejtë dhe emigracioni! Të ardhurat për frymë në Shqipëri sa 1/4 e BE-së! Rrezik ekspozimet e bankave ndaj kredimarrësve të mëdhenj
27 Janar, 11:49
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
‘S’kemi kushte për prodhim brenda vendit’, eksperti i Ekonomisë Gjokutaj për Report Tv: Importi, rruga më e lehtë! Janë rritur kostot e transportit
27 Dhjetor 2024, 13:43
-
Kur do të zhbllokohen fondet e IPARD? Përgjigjet ministrja Denaj: Po plotësojmë kërkesat, pas korrikut 2025 do dërgojmë dokumentet për aplikim
13 Nëntor 2024, 16:59
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor 2024, 16:33
-
Komisioni i Ekonomisë/ Denaj për buxhetin 2025: Rrisim mbështetjen me subvencione të skemës për produktet, 4% më shumë buxhet nga viti i kaluar
13 Nëntor 2024, 14:51
-
Denaj prezanton pr.buxhetin 2025: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural! Lançojmë skemën e Garancisë Sovrane në 2025
11 Nëntor 2024, 12:32
-
FMN optimiste: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 3.3% këtë vit! Turizmi e ndërtimi ‘motorët’ kryesorë
24 Tetor 2024, 10:17
-
Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
22 Tetor 2024, 15:10
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor 2024, 17:05
-
Moody’s rishikon në rritje ekonominë shqiptare, nga 'pozitive' në të 'qëndrueshme'! Malaj: Ndikim ulja e borxhit, rritja e investimeve
19 Tetor 2024, 14:09