Nga sot, ata që japin apartamente me qira në Booking nëse nuk deklarojnë NIPT-in do paguajnë 20% TVSH mbi komisionin

Nga sot, ata që japin apartamente me qira në Booking nëse nuk deklarojnë NIPT-in do paguajnë 20% TVSH mbi komisionin

Foto ilustruese

TIRANË- Të gjithë bizneset që japin prona me qira në Booking nëse nuk kanë deklaruar NIPT-in dhe të regjistroheshin si subjekte të TVSH-së do tu mbahet TVSH 20% mbi komisionin që Booking ju mban për dhomat, apartamentet apo vilat që lëshojnë me qira. 

Kjo lëvizje vjen pas zbulimit të informalitetit të lartë në turizëm, ku me qindra apartamente, dhoma, vila apo shtëpi jepen me qira në Booking apo AirBnB dhe qeveria po merr masa për të formalizuar sektorin.

Pak ditë më parë, Boooking njoftoi përmes një email-i të gjitha subjektet që përdorin këtë platformë që duhej të regjistroheshin deri më 31 tetor dhe të vendosnin në dispozicion të Booking NIPT-in e tyre, si dhe të regjistroheshin si subjekte të TVSH-së. Në të kundërt, bizneseve që nuk kanë bërë deklarimin, prej ditës së sotme do t’iu nisë mbajtja 20% TVSH, mbi komisionin që ata paguajnë për pronën që japin me qira.

Burime nga strukturat akomoduese që përdorin këto platforma thonë që komisioni që ju mban booking për apartamentin apo dhomën që japin me qira varion, nga 12% deri 18% por në shumicën e rasteve aplikohet tarifa 17% dhe 18%. Mbi këtë komision që paguajnë do tu mbahet edhe TVSH-ja 20%.

Tashmë këto subjekte ose do të detyrohen të pajisen me NIPT dhe më pas të marrin kategorizimin për strukturën akomoduese dhe të përfitojnë TVSH 6%, ose do të vazhdojnë si tani ku Booking ju merr TVSH mbi komisionin si dhe do të paguajnë tatimin mbi të ardhurat e tyre 15%.

Por edhe përmes kësaj skeme nuk do të arrihet formalizimi i plotë i sektorit pasi, shumë subjekte japin shtëpi apo apartamente me qira nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram.

Regjistrimi i këtyre strukturave sipas ekspertëve është e domosdoshme pasi, ata qarkullojnë shumë të ardhura në informalitet dhe nuk kontribuojnë në buxhet.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tornitori: 01/11/2023 10:08

    trecereku fo kalojne tek agoda apo hotels.com etj etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë