Nga sot automjetet me targa kosovare mund të qarkullojnë lirshëm në Serbi

Nga sot automjetet me targa kosovare mund të qarkullojnë lirshëm në Serbi

1704107525_hgtgttg.PNG

Nga dita e sotme, automjetet me targa kosovare mund të qarkullojnë pa ndalim në tërritorin e Serbisë.

Ky vendim është marrë nga qeveria serbe dhe hyn në fuqi zyrtarisht ditën e sotme, 1 janar të 2024.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka theksuar se lejimi i të gjitha automjeteve me targa RKS bëhet për arsye praktike, me qëllim që të mundësohet liria e lëvizjes.

"Ky vendim në fakt ishte detyrim i yni nga marrëveshja e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes e nënshkruar nga Borko Stefanoviq, e cila u referohet targave RKS dhe letërnjoftimeve të Kosovës, lejimin e patentëshoferëve të Kosovës”, ka thënë Petkoviç.

Bashkimi Evropian ka përshëndetur vendimin e Serbisë për njohjen zyrtare të targave të automjeteve të Republikës së Kosovës (RKS).

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano bëhet fjalë për një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe në detyrimet e mëhershme të dialogut lidhur me lirinë e lëvizjes.

“Kjo tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky vendim gjithashtu përben një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit”, ka nënvizuar Stano.


Lajmi kryesor:

'Ndizet jeshilja’! Kosova pa viza në zonën Schengen! Kurti: Po hiqet një padrejtësi! Rama: 2024 nisi i mbarë, Gëzuar


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja