Nga data 15 prill, licencimi i automjeteve për transport udhëtarësh dhe taksitë do të bëhet online. Lajmi është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, nëpërmjet njoftimi për shtyp, ku shkruhet se licencimi i këtyre automjeteve mund të bëhet nga pronari i mjetit pa pasur nevojë që të dalë në komision çdo vit.
“I zoti i mjetit bëhet përgjegjës për vetëdeklarimin dhe merr certifikatën pa qenë nevoja të dalë çdo vit në komision, pa vërdallosje me mjetin, pa shpenzim kohe e karburanti, por edhe pa burokraci e muhabete” shkruhej në njoftimin e DPSHTRR.
Referuar njoftimit, kontrolli do jetë me short ose te pika e kolaudimit.

Komente

