Nga sot, Meta nuk është më presidenti i shumicës së shqiptarëve

Nga sot, Meta nuk është më presidenti i shumicës së shqiptarëve

Të hutuar nga ç’organizimi i organizuar i grupimit “na bashkoi hidhërimi”, të cilët nuk po arrinin deri në mesditën e 2 marsit të rakordonin veprimet mes tyre dhe atyre që kishin “ftuar” nga jashtë dhe brënda vendit, treshja Doktori-Lulzimi-Iliri, as që do ta kishin menduar se sikletin më të madh do ta kishin pas të hënë. Në fakt nga të gjitha ngjarjet e fundit, ka rezultuar se Lulzim Basha “ka tërhequr këmbën zvarrë”, dhe po merr me vehte edhe Ilir Metën. Duke dashur ti zërë vendin, (pra duke dashur ta fshijë si kryetar opozite) Lulzimit, ndoshta Ilir Meta nuk e kishte menduar se në 2 Mars, ai ka humbur sa për 20 vjet rreputacion dhe vëmëndje.

Pas të hënës, Iliri Meta nuk do të jetë më kreu i shtetit shqiptar, njeriu që shqiptarët e shihnin me habi, (jo admirim) duke pyetur vehten “çfarë bën ky njeri aksidentalisht në Presidencë”. Dhe doli në fakt hamendësia e shumicës së shqiptarëve, sepse në Presidencë, Iliri nuk bënte gjë tjetër veçse merrej me “kalkulime, skenare dhe inskenime”. Ai “kalkulonte” datat e zgjedhjeve, grupimet dhe veprimet e opozitës, çfarë do të vinte pas djegies së mandateve, çfarë do të ndodhte pas djegies së Parlamentit dhe marrjes së pushtetit me dhunë nga PD-ja, çfarë do të ndodhte pas mosnjohjes së zgjedhjeve të 30 Qershorit, duke e mbullur me ngjarjet e fundit, që vulosën vetlargimin e tij.

Ndoshta pa e kuptuar, i pushtuar nga ndjenja e ambicjes, zilisë, dhe mungesës së aftësive për tu përballur me Ramën, ai kishte menduar një reagim apo rezultat tjetër nga shumica qeverisëse dhe ajo parlamentare. Ilir Meta nuk e kishte menduar se Lulzimi po e merrte me vehte, në rrugëtimin e tij drejt fundit të karrierës politike. Ilir Meta nuk e kishte menduar se edhe Doktori, si një njohës i mirë i “situatave”, ja ka patur me të futur, qysh nga momenti kur bënte thirrje për “tu ngritur sovrani të rrëzojë Ramën”, duke detyruar edhe Lulzim Bashën ti bashkohet në rrjetet sociale 2 Marsit.

Dashje pa dashje, Ilir Meta është gjendur i karikuar në “vallen” e Doktorit, me mëndjen e mbledhur “top” se, “me protestën e 2 Marsit , Rama do të bjerë”. Pas të hënës, Ilir Meta nuk do të jetë më presidenti im dhe shumicës së shqiptarëve, por thjesht do të rikthehet në zyrën e tij, për të vazhduar “kalkulimet” e lëna përgjysëm, në pritje të vendimit të Komisionit të Hetimit të Parlamentit për ta shkarkuar, apo dhe reagimeve që pritet të vijnë nga faktori ndërkombëtar.

Pas të hënës, ai nuk mund ti japë mundësi vehtes, të vazhdojë teatrin me institucionet e shtetit, presionet mbi institucionet kushtetuese, të vazhdojë të sillet si kapterri Doktorit, apo më keq akoma të përdhosë librin e shenjtë të Kushtetutës. U kujtove shumë vonë Ilir, për “popullin e Kushtetutës”, u kujtove shumë vonë për sovranin, ose ndoshta ke harruar se shqiptarët nuk janë të gjithë anëtarë të “Akademisë Rinore të LRI-së”.

Nga sot, Ilir Meta nuk është më presidenti Shqipërisë, por është dhunuesi Kushtetutës, nxitësi më brutal i turmave, manipuluesi më flagrant me ligjet e këtij vendi, dhe mbi të gjitha, frikësi më i madh i një drejtësie të re. Nga sot, Ilir Meta vulosi me dorën dhe gojën e tij, fundin dhe divorcin me shumicën e shqiptarëve, që besojnë , votojnë dhe aspirojnë në zbatimin e reformave dhe integrimin, e vendit në Bashkimin Europian.

Në fjalimin e Ilir Metës, kishte mllefe dhe zbrazëti, kishte ankth e frikë, dhe kjo dukej në sulmet e paprincipta ndaj qeverisë, institucioneve (faktorit ndërkombëtar) veçanarisht atyre të drejtësisë, dukej në paralajmërimet e tij dëshpëruese për shpërndarjen e Parlamentit në 15 Mars, duke na treguar dhe vërtetuar sa e nevojshme, dhe sa urgjente mbetet shkarkimi i tij, dhe pastaj përballja me ligjin.

Fjalimi i Ilir Metës, tregoi jo “merakun e madh” ndaj Kushtetutës dhe shtetit, por frikën e madhe, e cila e ka ç’ekujlibruar atë prej kohësh. Akuzat , denoncimet dhe fatet e Ilir Metës, janë grafma e fundit e tij, ndaj pamundësisë për ti rënë me gurë, shtetit ligjor, institucioneve të reja të drejtësisë, dhe të ardhmes së vendit. Tubimi i Metës, manipulimi me flamurin amerikan, dhe reagimi korrekt i Ambasadës së SHBA, ishin përgjigja më e mirë ndaj një ish-presidenti, që kërkon të përmbysë me thirrje antiligjore, një Parlament dhe qeverisje të ligjshme.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipe: 03/03/2020 01:29

    BRAVO Z META KE BERE ATE QE ASNJE PRESIDENTNE SHQIPERI NUK E KA BERE BRAVO JE VERTETE PRESIDENT I SHQIPERISE

    Përgjigju
  • buri i gruas: 03/03/2020 01:25

    edhe ky si Tan Hila, ju fry bilbilit ( dhe jo vtem atij) dhe me vrap tek tastira. sa qesharake

    Përgjigju
    • Arbëri: 03/03/2020 13:01

      Një fjalë popullore thotë; Budallan mos e pyet se a je budalla,? Sepse ai të tregon vet pa e pyetyr fare ...!

  • Sadik: 03/03/2020 00:55

    Plotesisht te drejte. Nje kriminel si Meta e ka vendin ne burg! Cudi qe askush nuk e kallzon te SPAK. Dhe jo vetem, por te gjithe ata qe kane bashkepunuar me kete kriminel, jane bashkekrimi el dhe duhet te jene ne burg. Vecanerisht ato qe kane mbajtur ose marre pushtetin se bashku me te.

    Përgjigju
  • O tej: 02/03/2020 23:06

    Po Neta nuk permbys dot Monen jo te permbys Qeverribe.Atij dhe Monen ja permbysin te tjeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje