Nga sot në Kosovë s'ka pagesa me dinarë, Kurti i përgjigjet BE: Tranzicionin e nisëm që në dhjetor

Nga sot në Kosovë s'ka pagesa me dinarë, Kurti i përgjigjet BE: Tranzicionin e nisëm që në dhjetor

Albin Kurti

Nga kjo e enjte, euro do të jetë valuta e vetme me të cilën do të kryhen pagesa në territorin e Kosovës. Në këtë mënyrë, shfuqizohet edhe dinari serb, duke sjellë reagime të forta jo vetëm nga Beogradi por edhe nga Bashkimi Europian.

“Periudha e shkurtër kohore e tranzicionit për zbatimin e rregullores, së bashku me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikon që të ndërlikojë seriozisht jetën e tyre. Kjo rregullore do të ndikojë po ashtu në mbështetjen financiare që marrin serbët e Kosovës nga Serbia”, tha BE-ja përmes një deklarate.

Blloku evropian po ashtu bëri thirrje që Kosova të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli. Sipas unionit, për këtë vendim nuk ka pasur konsultime paraprake veçanërisht për ndikimin që mund të ketë në spitale dhe shkolla.

Por Albin Kurti e theksoi edhe njëherë se rregullorja e bankës qendrore është e ligjshme, dhe se politikanët nuk mund t’u mbivendosen institucioneve shtetërore.

“Tranzicioni ka nisur që në dhjetor. Me informatat që i kam gjithçka po shkon në rregull, por, nëse ka ndonjë vërejtje a ankesë, ne do ta adresojmë me seriozitetin më të lartë dhe me shpejtësinë më të madhe. BQK është institucion i pavarura i Kosovës, nuk munden politikanët t’i mbivendosen institucioneve të pavarura të shtetit, sepse asisoj e humbim karakterin e republikës demokratike për vendin tonë të pavarur. Kushtetutshmëria, ligjshmëria, vendimmarrja e institucioneve të pavarura nuk mund të negociohen nga politikanët”, tha Kurti.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalet trasfertat e parave nga Serbia dhe po ashtu nuk nënkupton ndëshkime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera.


Lajmi kryesor:

Nga sot në Kosovë s'ka pagesa me dinarë! BE e shqetësuar kërkon periudhë të gjatë tranzicioni, reagon Kurti: Ne e nisëm që në dhjetor


S.S/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Qarkullimi tek Zogu i Zi thuajse i hapur, protestuesit vendosen në një kënd

Qarkullimi tek Zogu i Zi thuajse i hapur, protestuesit vendosen në një kënd