Nga sot në Kosovë s'ka pagesa me dinarë! BE e shqetësuar kërkon periudhë të gjatë tranzicioni, reagon Kurti: Ne e nisëm që në dhjetor

Nga sot në Kosovë s'ka pagesa me dinarë! BE e shqetësuar kërkon periudhë të gjatë tranzicioni, reagon Kurti: Ne e nisëm që në dhjetor

Foto ilustruese

Nga sot, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore që parashikon kryerjen e pagesave vetëm me valutën e huaj euro, duke përjashtuar në këtë mënyrë dinarin serb.

Ky vendim ka rritur shqetësimet e serbëve të Kosovës, të cilët marrin paga dhe pensione nga Serbia me dinarë, por edhe e përdorin këtë valutë për shitblerje.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës tha se zbatimi i rregullores për operacione me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar.

Komuniteti ndërkombëtar kishte kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e këtij vendimi, duke argumentuar se ai ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe.

Sot Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat vetëm me euro, pasi sipas bllokut, ky vendim, që pamundëson përdorimin e dinarëve serbë, mund të ketë pasoja në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë.

Sipas BE-së, për këtë vendim, që hyn në fuqi më 1 shkurt, nuk ka pasur konsultime paraprake “veçmas për ndikimin që mund të ketë në spitale dhe shkolla, duke pasur parasysh “mungesën e alternativave në këtë moment”.

Dje, zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se do të nisë një fushatë për informimin e qytetarëve për këtë rregullore, duke shtuar se shpreson që do të ketë bisedime mes bankave qendrore të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një zgjidhjeje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Nga sot në Kosovë s'ka pagesa me dinarë, Kurti i përgjigjet BE: Tranzicionin e nisëm që në dhjetor

Nga kjo e enjte, euro do të jetë valuta e vetme me të cilën do të kryhen pagesa në territorin e Kosovës. Në këtë mënyrë, shfuqizohet edhe dinari serb, duke sjellë reagime të forta jo vetëm nga Beogradi por edhe nga Bashkimi Europian.

“Periudha e shkurtër kohore e tranzicionit për zbatimin e rregullores, së bashku me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikon që të ndërlikojë seriozisht jetën e tyre. Kjo rregullore do të ndikojë po ashtu në mbështetjen financiare që marrin serbët e Kosovës nga Serbia”, tha BE-ja përmes një deklarate.

Blloku evropian po ashtu bëri thirrje që Kosova të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli. Sipas unionit, për këtë vendim nuk ka pasur konsultime paraprake veçanërisht për ndikimin që mund të ketë në spitale dhe shkolla.

Por Albin Kurti e theksoi edhe njëherë se rregullorja e bankës qendrore është e ligjshme, dhe se politikanët nuk mund t’u mbivendosen institucioneve shtetërore.

“Tranzicioni ka nisur që në dhjetor. Me informatat që i kam gjithçka po shkon në rregull, por, nëse ka ndonjë vërejtje a ankesë, ne do ta adresojmë me seriozitetin më të lartë dhe me shpejtësinë më të madhe. BQK është institucion i pavarura i Kosovës, nuk munden politikanët t’i mbivendosen institucioneve të pavarura të shtetit, sepse asisoj e humbim karakterin e republikës demokratike për vendin tonë të pavarur. Kushtetutshmëria, ligjshmëria, vendimmarrja e institucioneve të pavarura nuk mund të negociohen nga politikanët”, tha Kurti.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalet trasfertat e parave nga Serbia dhe po ashtu nuk nënkupton ndëshkime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera.

Ora 09:48
Futet në fuqi vendimi për heqjen e dinarit serb në Kosovë, BE: Të shqetësuar për pasojat

Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat vetëm me euro, pasi sipas bllokut, ky vendim, që pamundëson përdorimin e dinarëve serbë, mund të ketë pasoja në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë.

Sipas BE-së, për këtë vendim, që hyn në fuqi më 1 shkurt, nuk ka pasur konsultime paraprake “veçmas për ndikimin që mund të ketë në spitale dhe shkolla, duke pasur parasysh “mungesën e alternativave në këtë moment”.

“BE-ja vë në pah se kjo rregullore do të ndikojë po ashtu në mbështetjen financiare që marrin serbët e Kosovës nga Serbia”, u tha në deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Evropian më 1 shkurt.

BE-ja i bëri thirrje Kosovës që të ofrojë një periudhë të gjatë tranzicioni dhe “të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar” nga blloku.

“Periudha e shkurtër kohore e tranzicionit për zbatimin e rregullores, së bashku me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikon që të ndërlikojë seriozisht jetën e tyre”, tha BE-ja.

"Kosova është e shqetësuar për ndikimin e mundshëm të rregullores së fundit të Bankës Qendrore te serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera, me rrezik të komplikimit serioz të jetës së tyre të përditshme. Duhet të ketë një periudhë të mjaftueshme tranzicioni, zgjidhja 2B gjendet në Dialogun e lehtësuar nga BE", tha Stano.

 

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Një makinë bllokohet tek Pallati me Shigjeta, protestuesi nuk e lë të kalojë

Protesta e PD-së/ Një makinë bllokohet tek Pallati me Shigjeta, protestuesi nuk e lë të kalojë