Nga stadiumet, qytetet e deri te biletat! Axhenda e plotë e Euro 2024 ku do luajë Kombëtarja

Nga stadiumet, qytetet e deri te biletat! Axhenda e plotë e Euro 2024 ku do luajë Kombëtarja

Stadiumi 'Allianz Arena' në Mynih

Kombëtarja shqiptare e futbollit është një nga 24 skuadrat që do marrin pjesë në Europianin e verës që vjen. Kuqezinjtë dolën të parët në grupin E me 15 pikë, duke siguruar për herë të dytë një turne madhor pas atij të Euro 2016 në Francë. Tanimë vëmendja është më 2 dhjetor, ku do mësohen gjashtë grupet me nga katër skuadrat që do garojnë për trofeun.

Gjermania është vendi mikpritës për turneun e Europianit të futbollit gjatë verës së ardhshme. Gjermania Perëndimore priti turneun në vitin 1988, teksa kjo do të jetë hera e parë që Gjermania organizon Kampionatin Europian që nga ribashkimi i vendit, pas Botërorit të 2006-ës.

Kur është “Euro 2024”?

Finalet e “Euro 2024” janë planifikuar që të zhvillohen nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024. Shorti për turneun do të hidhet në Hamburg të shtunën më 2 dhjetor në 18:00. Si vend pritës, Gjermania është vendosur në Grupin A dhe do të zërë pozicionin A1, që do të thotë se do të luajë në ndeshjen hapëse në Mynih, në “München Fussball Arena” (“Allianz Arena”) të premten më 14 qershor.

Ku dhe kur do të luhet finalja?

Finalja do të zhvillohet në “Olympiastadion” të Berlinit të dielën më 14 korrik.

Qytetet

Një turne i madh që organizohet në zemër të Europës dhe festa do të mbahet në 10 qytete me 9 stadiume që do të jenë të njëjtët me ata të Botërorit dhe bëhet fjalë për impiante me kapacitet të madh për sa i përket spektatorëve. Arena e re është ajo e Dyseldorfit me 47 mijë vende, ndërkohë që ndeshja inauguruese do të jetë në Mynih me “Allianz Arena” që ka nja kapacitet prej 67 mijë vendesh për këtë turne ndërsa finalja luhet në Berlin në stadiumin 70 mijë vendesh. Stadiumet e tjera janë ai i Këlnit (47 mijë), Dortmundit (66 mijë), Frankfurti (48 mijë), Gelsenkirschen (50 mijë), Hamburgu (50 mijë), Leipzig (42 mijë) dhe Shtutgart (54 mijë).

Biletat

Me kualifikimin e Shqipërisë ka nisur dhe gara për një biletë. Biletat kanë dalë në fakt në shitje me çmimet që variojnë nga 30 e deri në 1000 euro, duke variuar në bazë të ndeshjeve (ajo inauguruese, takimet në grupe dhe faza me eliminim të drejtpërdrejtë). Nëse marrim për shembull gjysmëfinalen çmimet e biletave nisin nga 80 euro e deri në 600 euro. Faza e parë e shitjes së biletave është mbyllur në 26 tetor, ku janë shitur 1.2 milionë bileta me short, duke qenë se kërkesa ka qenë për 2.7 milionë. Impenjimi i UEFA-s është ai që të destinojë 80% të biletave vetëm për tifozët dhe vetëm pjesën tjetër për sponsorat apo institucionet. Mbi 1 milionë bileta do të dalin në shitje pas shortit të fazës finale, bileta do të shiten në faqen zyrtare të UEFA-s ku është më mirë të bëhet që tani regjistrimi.

Transporti

Gjermania është impenjuar të krijojë lehtësira për transportin e tifozëve për ndeshjet e Europianit. Në ditët e ndeshjeve ata që disponojnë bileta mund të udhëtojnë falas me mjetet publike për të lehtësuar spostimet duke hequr dorë nga makinat. Spektatorët do të kenë falas për mjetet e transportit publik, autobus, tram, metro, një biletë që vlen 36 orë dhe që mund të përdoret që 6 ditë para ndeshjes e deri në orën 18.00 të ditës pasardhëse në qytetet mikpritëse. Parashikohet që në disa qytetet rreth 70 % e spektatorëve të përdorin mjetet publike për të shkuar në stadium. Duke qenë se një ndër parimet e UEFA-s është ai për të reduktuar ndryshimet klimatike është lehtësuar përdorimi i mjeteve publike dhe një faktor pozitiv për tifozët është se dhe kalendarët e grupeve do të ndërtohen për të reduktuar në minimum transfertat nga njëra ndeshje në tjetrën.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Vazhdojnë kërkimet për 39-vjeçaren dhe dy fëmijët e tjerë

Nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Vazhdojnë kërkimet për 39-vjeçaren dhe dy fëmijët e tjerë