Nga stadiumi, Edy Reja dhe te objektivi për të ardhmen, Duka: Kemi mbledhur 400 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Presidenti i federatës shqiptare të futbollit Armando Duka në një intervistë për revistën ekonomike ‘Forbes’ në versionin italisht ka folur për shumë tema duke filluar nga stadiumi ‘Air Albania’ i inauguruar në muajin nëntor. Duka ka treguar se si nisi ideja dhe projekti, ndërsa shprehet se është shumë i lumtur që federata ka në dispozicion një impiant të tillë modern për të cilin ka inevstuar vetëm 10 mlnn euro.

Në intervistën për ‘Forbes’ Duka konfirmoi Reja-n si trajnerin e ardhshëm, duke deklaruar se është i mahnitur pas trajnerëve italian. Më tej numri 1 i federatës zbuloi edhe një detaj interesant për sensibilizimin e audiencës në UEFA për termetin në Shqiëpri që i mori jetën 51 personave.

Duka: “Programi i Federatës Shqiptare synon mbledhjen e fondeve që deri në këtë moment kanë tejkaluar shifrën e 400 mijë euorve. Qëllimi është ndërtimi i disa shtëpive. Kemi ngritur një komision i cili ka për detyrë të verifikojë rastet më urgjente për ndërtimin e shtëpive dhe ndihmë ekonomike për  personat që humbën të afërmit. Ne duam të ndërtojmë të paktën pesë shtëpi.”

Duka për ‘Forbes’ tregoi se tani FSHF është një institucion shumë i organizuar falë ndihmës së UEFA-s dhe FIFA-s. Përsa i përket objetivave për të ardhmen numri 1 i FSHF-së u shpreh se së bashku me qeverinë qëllimi është që të ndërtohen 100 qendra stërvitore në të gjithë Shqipërinë, pasi numri i fëmijëve që meren me futboll është rritur.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës