Nga suksesi te falimentimi/ Flet për herë të parë motra e Rezart Taçit: Heroi im, i sëmurë pas punës, flinte vetëm tre orë

Nga suksesi te falimentimi/ Flet për herë të parë motra e Rezart Taçit: Heroi im, i sëmurë pas punës, flinte vetëm tre orë

Anika Taçi

Motra e ish-biznesmenit të hidrokarbureve Rezart Taçi, Anika Taçi ka folur për herë të parë për vëllanë. Në një postim në faqen e saj në Facebook në një përgjigje kthyer për  aktivistin Endri Shabani, ajo thotë se familja e saj ka qenë e persekutuar nga komunizmi, ndërsa në '90 kanë marrë pjesë në grevën e studentëve për lirinë. Ajo vijon më tej duke thënë se asgjë që kanë arritur në jetë, vëllai i saj dhe ajo nuk ka qenë e rastësishme, por ka ardhur pas sakrificave dhe punës së fortë. "Suksesi nuk ishte i dhuruar, por i merituar nga Rezarti" thotë motra e tij.

"Rezarti (heroi im) sic i thërras une eshte njeriu me pozitiv dhe i dashur qe mund te njohe. Njeriu me intelektual, i zgjuar, i semure pas punes dhe lirise personale. Njeriu qe donin ta benin qytetar nderi (jo ne vendin e tij) ne kohen kur ishte “thjesht” nje kamarier. Rezarti nuk ishte thjesht nje kamarier por nje njeri qe studionte dhe punonte dite e nate, lexonte libra mbi ekonomine, politiken, te mencurit, filozofet. Flinte apo jo 3 ore naten. Kete jua siguroj. Rezarti eshte njeriu qe beri ate qe shume shqiptare ne grup nuk e kane bere" thotë motra e tij. Por si e komenton ajo atë që ndodhi më pas me ish-biznesmenin e hidrokarbureve? "Nuk mund te fajesojme Rezartin per ligjet mbi privatizimet".

Në 3 tetor të vitit të kaluar Apeli i Tiranës la në fuqi vendimin e pafajësisë ku ish-biznesmeni i hidrokarbureve që falimentoi Rezar Taçi ishte në akuzë për evazion fiskal me 7 miliard lekë e mospagim taksash. Duke lënë në fuqi pafajësinë, Apeli rrëzoi ankimin e prokurorisë e cila kërkoi dënimin e Taçit pas kallëzimit të depozituar nga Drejtoria Tatimore. Taçi prej disa kohësh ka lënë Shqipërinë ndërsa përball institucioneve ai ka fituar disa herë pafajësi dhe pse ndaj tij ka pasur akuza të rënda për evazion fiskal.

Postimi i plotë i motrës së Rezart Taçit
Rastesisht qelloj te lexoj “fale”miqve te perbashket ne facebook, nje shkrim dhe me pas nje sqarim per te njejtin shkrim nga nje djale me emrin @Endri Shabani. Nuk e njoh personalisht por mesoj qe eshte pjese e shoqerise civile Nisma Thurje. Nxitova ta lexoj pasi si cdo shqiptar mirepres me padurim qe nje grup i ri te mund te beje ndryshimin nje dite ne kete vend.

Kam ndjekur disa levizje tyren, nga media te ndryshme, pa ditur dhe pa u interesuar nga udhehiqej. Me mjaftonte te shikoja pjesmarrjen e disa pedagogeve, intelektualeve per te mos e nenvleresuar madje ta mireprisja.

Eshte per te qeshur por cdo dite fajesojme prinderit tane qe na bene njerez te dashuruar me lirine dhe te repektuar ndaj mendimit te kujtdo qe flet me baza dhe llogjike te pakundershtueshme por sidomos i kritikojme qe na bene kaq te edukuar per te mos iu pergjigjur kercenimeve, provokimeve, ligesise dhe keqdashesise, te jemi kaq modeste, mos te tregojme kush jemi me fjale por me vepra, te mos tregojme bamiresite apo ndjenjat publikisht. Te punojme dhe sfidojme veten duke ndjekur endrrat tona.

Per te arritur ketu kemi qene nxenes te shkelqyer pavaresisht persekutimit komunist, kemi marre pjese ne greven e studenteve per te ndryshuar dhe fituar lirine e munguar, kemi studiuar ne universitetet me te mira te perendimit mes sakrificave dhe punes se forte pasi askush nuk mund te na mbeshteste ne ato kohe te fillimit te viteve 90.

U kthyhem me shprese te madhe ne vendin tone, pasi ky ka qene qellimi fillestar. Te jepnim edhe ne kontributin tone ndoshta te “infektuar” nga patriotizmi i semure prej te pareve tane (luftetare, prefekte e intelektuale “kercenim” per injorancen e udheheqesve te atyre viteve).

Ambienti qe gjetem ishte pak a shume i njejte me ate qe edhe vete Endri ka gjetur pas studimeve (qe aq shume prinderit e tij kane sakrifikuar).

Pavaresisht klimes se nje konkurrence te padrejte, mungese edukate te punes, injorim per ata qe dinin dicka me shume suksesi ishte i veshtire dhe ne fund i pafalshem nga te gjithe. Nje sukses aspak rastesor sic mund te mendoje Endri dhe kushdo si ai. As i dhuruar nga ndonje pale politike sic kane shkruar disa media dhe me te drejte opinioni publik mendon, duke mos patur as prova dhe duke mos qene afer realitetit tone. Fuqine e pushtetit te trete, ate te mediave e njohem mbi kurrizin tone, madje edhe e prekem duke e bere...Cfare ndodhi, nuk funksionoi sepse nuk e perdorem si arme kunder askujt dhe asnje pale, por duke u iluduar se me sado pak mund te ndryshonim nje mentalitet njerezor qe veshtire te crrenjoset.

Ja pse enderrojme tek “Endri” por shpejt kuptojme qe jo gjithcka qe shndrin eshte flori. U zhgenjeva shume ju them te drejten.

Menjehere kuptova (per te disaten here mbi kurrizin tone) qe te flasesh kundra te gjitheve na ben me interesant, ndoshta edhe me te besueshem.

Sa e thjeshte eshte te citosh emra, flasesh per punen dhe jeten e dikujt pa qene e nevojshme te pyesesh personin apo njerezit rreth tij, institucionet me te cilet bashkepunon dhe papritur njerezit te besojne pasi jane te prirur ta bejne ate.

Nese Endri dhe shume Endra te tjere do pyesnin do te zbulonin se Taci (sic e therret ai) apo Rezarti (heroi im) sic i therras une eshte njeriu me pozitiv dhe i dashur qe mund te njohe. Njeriu me intelektual, i zgjuar, i semure pas punes dhe lirise personale. Njeriu qe donin ta benin qytetar nderi (jo ne vendin e tij) ne kohen kur ishte “thjesht” nje kamarier. Fatkeqsisht per Endrin, Rezarti nuk ishte thjesht nje kamarier por nje njeri qe studionte dhe punonte dite e nate, lexonte libra mbi ekonomine, politiken, te mencurit, filozofet. Flinte apo jo 3 ore naten. Kete jua siguroj.

Rezarti eshte njeriu qe beri ate qe shume shqiptare ne grup nuk e kane bere. Ai i vetem ia arriti por e pagoi kete zgjedhje. E pagoi shume por eshte i lumtur pasi nuk humbi lirine per te cilen luftoi aq fort qe ne bankat e shkolles se mesme ku spiune komuniste e ndiqnin hap pa hapi per shkak se shprehej dhe ngrinte zemrat e miqve kunder diktatures. Ashte ai Rezart qe per shume vite studioi dhe u specializua ne fushen e naftes si nje inxhinier (dhe jo si nje kamarier) per te bere te mundur rimekembjen e nje pasurie te madhe shteterore dhe qe shteti s’diti kurre ta bente.

Nuk mund te fajesojme Rezartin per ligjet mbi privatizimet, dhe s’mund ta fajesojme por ta ndihmojme kur ben gjithcka per punonjesit e tij dhe zonen perreth. Po, sepse nese perseri Endri do te pyeste do te zbulonte rruget qe jane bere fale tij ne zonen e Ballshit, energjia elektrike qe i ofrohej falas gjithe komunitetit, operacione jashte vendit te punonjesve apo familjareve me parate e tij personale, ku familja shpesh nuk dinte asgje. Nuk pushoi nga puna asnje edhe pse ajo pune mund te behej me 100 vete por paguheshin 2000. Kjo vetem e vetem pasi ishte dhe eshte nje komunitet i tere qe jeton vetem me ate pune. Filloi dietat per punonjesit, shperndau qumesht pas shume vitesh si i vetmi kunderhelm dhe se fundmi zbuloi dhe prodhoi blue diesel me ate lloj teknollogjie qe ka lene te mahnitur cdo profesionist te huaj. Ishte  nje enderr per kedo qe e njihte mire ate teknollogji.

Te gjitha keto i ka bere ne ato 4 vjet ku kishte formalisht pronesine por ku realisht u la te punonte vetem pak muaj.

Shume do te zbulonte Endri, edhe per nje shoqate femijesh me aftesi te kufizuar qe prej vitesh jetonin dhe kuroheshin me parate e tij.

Nuk i ka bere qe te dukej dhe me vjen ndot nga vetja kur i radhis te gjitha sot por mesa duket, pas shume vitesh balte dhe mungese informacioni, eshte e nevojshme te dihen per te miren e se vertetes. Eshte e nevojshme ne menyre qe Endri dhe te gjithe intelektualet apo pedagoget qe e ndjekin te mund ta mbeshtesin sa here eshte i drejte dhe i sakte por jo kur drejton gishtin pa pyetur veten.

Pavaresisht se pranon qe e njeh vetem permes medias nuk ngurron te shkruaje dhe citoje serish.

Qe te mund te vazhdoje te kem respekt per iniciativat e tij dhe per te qene koherent me veten, uroj qe kete replike miqesore ta publikoje edhe ne faqen e tij. Jo vetem per te por per respekt te te gjithe atyre qe me devotshmeri dhe shprese e ndjekin.

Beje ndryshimin Endri duke filluar nga vetja.

Uroj nje dite te mund te te takoj nga afer dhe pijme nje kafe te gjate sepse shume kemi per te ndare si ish studente te perendimit me shpresa e endrra plot.

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja