Nga tendenca për t’ju ndryshuar, tek injorimi! Ja shenjat që ju ndihmojnë të dalloni një partner negativ që në fillim

Nga tendenca për t’ju ndryshuar, tek injorimi! Ja shenjat që ju ndihmojnë të dalloni një partner negativ që në fillim

Foto ilustruese

Gjithmonë ka njerëz të buzëqeshur, të aftë të sjellin humor dhe harmoni të mirë, por ka edhe njerëz që gjithmonë duket se shoqërohen nga pakënaqësia dhe tendenca për të na ndryshuar. Shmangia e tyre sa më shumë që të jetë e mundur mund të bëhet një çështje mbijetese, sepse qëndrimi negativ i tyre përfundon duke ndikuar mbi ne dhe disponimin tonë.

Njerëz toksik, janë ata të cilët në vend që t’ju bëjnë të ndiheni mirë ose të lumtura, ju shkaktojnë një gjendje të fortë negativiteti.

Ndoshta nga pëlqimi apo afeksioni i madh që keni në fillim, ju nuk i kushtoni shumë rëndësi mënyrës se si ndiheni, por me kalimin e kohës kjo gjë do të bëhet edhe më e madhe. Nëse personi me të cilin po njiheni, apo sapo keni krijuar një marrëdhënie ka këto karakteristika, bëni mirë ti jepni fund.

Ja 4 shenjat për të dalluar një partner jo të mirë që në fillim të lidhjes:

Ju keni një nivel të ndryshëm të inteligjencës emocionale

Inteligjenca emocionale është aftësia për të kontrolluar vetveten dhe emocionet tona, dhe t’i vëmë ato në lidhje me të të tjerëve.

Nëse ju keni një nivel të ndryshëm të inteligjencës emocionale, ose “pjesa emocionuese siç thuhet ndryshe” që është aftësia për të shprehur emocionet, por edhe për t’i kuptuar ndjenjat e të tjerëve. Një person me një nivel të ulët të EQ-s, e ka të vështirë të krijojë marrëdhënie të ngushta dhe të bëhet më i afërt me të tjerët. Nëse po dilni me një person që nuk është shumë emocional: vini re nëse irritohet shpesh dhe nëse nuk shfaq asnjëherë kënaqësi. Këta persona pëlqejnë të japin shumë këshilla, ndërkohë për vete nuk pranojnë të dëgjojnë. Është më mirë që njerëz të tillë t’i shmangni.

Hapësira juaj personale injorohet

Nëse personi që sapo keni takuar, ju kërkon të shtyni planet me miqtë, ose të neglizhoni punën për ta takuar, bëni mirë të keni kujdes. Një partner i mirë, ju jep hapësirën për të cilën ka nevojë çdo njeri dhe madje interesohet më shumë për ju sesa për veten.

Ata përpiqen t’ju ndryshojnë

Pothuajse të gjithë kemi idetë tona për atë që e bën një partner të përsosur, përfshirë mendimet se cilat cilësi duhet të kenë ata, si duhet të duken dhe sa duhet të fitojnë. Ndonjëherë realiteti është njësoj si ëndrrat, por ndodh edhe e kundërta. Mirëpo, kur ndodh që partneri nuk është ideal, kjo nuk do të thotë që të përpiqeni me çdo kusht për ta ndryshuar. Ka shumë gjëra që mund të përmirësohen, por jo të kërkoni të ndryshoni dikë 100%.

Mendimi juaj nuk vlen për asgjë

E gjitha fillon me gjëra të vogla si zgjedhja e një restoranti për një darkë, ose cilin film duhet të shikoni në kinema. Në një marrëdhënie toksike, ju kurrë nuk pyeteni- partneri juaj bën çdo gjë pa ju marrë mendimin. Ata e marrin të mirëqenë se dinë gjithçka më mirë sesa ju. Në fillim mund t’ju duket interesante, sepse mendoni se është i kujdesshëm, por me kalimin e kohës, kjo situatë nuk është aspak e bukur, sepse praktikisht, ju nuk keni të drejtën e fjalës.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi