Një film i ri për jetën e princeshë Dianës pritet të publikohet së shpejti, por nga posteri i publikuar së fundmi, lihet të nënkuptuar se ajo se çfarë do të presim nuk do të jetë jeta tipike në një familje mbretërore, por e mbushur në ankth.
Në rolin e princëshë do të jetë Kristen Stewart, yllin e "Twilight , ndonëse në poster ajo duket shumë pak, pasi shfaqet me shpinë e veshur me një fustan voluminoz. Filmi biografik, i cili pritet të publikohet në Nëntor, rrëfen një festë të Krishtlindjeve në 1991 në një nga pronat e familjes mbretërore në Sandringham dhe janë 3 ditë ku përfshihen diskutimet për divorc mes çiftit mbrëtëror, princeshës dhe princit Charles dhe thashethemet e shumta për aferat për tradhti.
Premiera e filmit do të paraqitet në Festivalin e Filmit në Venecia muajin e ardhshëm, para se të dalë në kinema në 5 Nëntor.