Gjerdani prej diamanti i Princeshë Diana, të cilin e kishte vënë vetëm dy muaj përpara se të vdiste ka dalë në shtije me një çmim prej 10 milionë euro.
Princesha Diana ka pasur gjithmonë një shije të shkëlqyer dhe për këtë ajo është cilësuar edhe si një ikonë e stilit.
Një grua e bukur që dinte të zgjidhte me saktësi bizhuteritë, duke filluar nga gjerdanët, varëset dhe unazat, të cilat i kombinonte në mënyrë perfekte me veshjet dhe përputheshin gjithmonë me statusin e eventit.
Një nga këto evente ishte edhe ai i qershorit 1997, ku Princeshë Diana mori pjesë në shfaqjen gala të Baletit Kombëtar Britanik “Liqeni i Mjellmave”. Askush nuk e dinte në atë kohë se do të ishte një nga daljet e saj të fundit publike.
E stolisur me diamante dhe perla të Detit të Jugut kjo vrase është padyshim ëndrra e çdo gruaje edhe vajze.
Diana dukej magjepsëse me një fustan nga “Jacques Azagury” dhe takat e “Jimmy Choo”, por shkëlqimi i veshjes së saj ishte një gjerdan me perla nga Deti i Jugut, i bërë me porosi nga “Garrard”.
Argjendarja e mbretërisë krijoi gjerdanin dhe vathët e ngjashëm, të cilët nuk ishin të përfunduar në atë kohë bazuar në dizajnet e vetë Princeshës Diana.
Pasi ajo vuri gjerdanin, iu kthye “Garrard”-it, në mënyrë që të mund të përfundonin edhe vathët por, për fat të keq ata nuk u përfunduan para vdekjes së saj tragjike.
I njohur tashmë si “Swan Lake Suite”, gjerdani dhe vathët do të dalin në ankand nga Gurernsey’s muajin e ardhshëm. Gjerdani përmban 178 diamante dhe pesë perla nga Deti i Jugut dhe vathët dy perla dhe gjashtë diamante.
1/2
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
57.4%
-
Jo
33.5%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 155
Lajme të tjera
-
Bluza e Princeshë Dianës shitet në ankand për më shumë se 1 milion euro
17 Shtator, 19:13
-
Qyteti i dytë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar shpall falimentimin
6 Shtator, 13:40
-
VIDEO/ Publikohet për herë të parë, audio përgjimi i princeshë Dianës që rëndon pozitën e mbretit Charles
2 Shtator, 15:56
-
Skandali në Muzeun Britanik, autori i dyshuar veproi prej vitesh nën 'hundën’ e autoriteteve! Objektet që vidhte i shiste në eBay
27 Gusht, 10:53
-
Furnizonte me kanabis të gjithë Britaninë, dënohet me 4 vite burg shqiptari i njohur si ‘djalli’! Mburrej se kishte copëtuar rivalët e tij
18 Gusht, 09:12
-
Superjahti që përdorte Princeshë Diana fundoset në Mesdhe! Historia interesante që fshihej pas tij
3 Gusht, 19:55
-
Temperatura ekstreme në Kosovë, pritet të tejkalojnë rekordin gati 36-vjeçar
25 Korrik, 16:44
-
VIDEO/ Biden thyen protokollin në takimin me mbretin Charles
11 Korrik, 15:54
-
Rindërtimi i ekonomisë ukrainase! Konferenca e ndërkombëtarëve në Londër fillon me 3 miliardë dollarë nga Mbretëria e Bashkuar
21 Qershor, 11:13
-
VIDEO/ Përgatitjet për paradën e ditëlindjes së mbretit, ushtarëve anglezë u bie të fikët nga i nxehti
11 Qershor, 09:55
-
Qeveria britanike fushatë për të penguar emigrantët shqiptarë që shkojnë në Angli, reklamat do shfaqen shqip në rrjetet sociale
28 Maj, 08:39
-
Komploti për të vrarë Mbretëreshën Elizabeth II, FBI zbulon detaje nga dosjet e pluhurosura të viteve 1983
26 Maj, 10:24