Nga Tik Tok-u, në shesh: A është e besueshme kjo revoltë adoleshentësh?

Nga Tik Tok-u, në shesh: A është e besueshme kjo revoltë adoleshentësh?

Sido që ta interpretoni, ajo që po ndodh prej disa ditësh është revolta e adoleshentëve. Nga 120 personat e arrestuar dje nga policia, 56 ishin të mitur, disa madje edhe nën moshën 14 vjeç. Policia i identifikoi dhe më pas i la të lirë pikërisht për shkak të moshës së tyre, madje duke ditur që sot ata do të gjenden përsëri në shesh, me gurë dhe fytyra të fshehura nga kapucet e maskat. Por a është i besueshëm spontaniteti i kësaj revolte? A vendosën me të vërtetë këta fëmijë të periferive të kalonin papritmas nga Tik Tok-u në vandalizëm urban nga dëshpërimi pas vrasjes së Klodjan Rashës a nga shqetësimi politik? Apo dikush i shtyu ata ta bënin këtë? A mund ta imagjinoni një 14-vjeçar i cili pasi mori vesh dorëheqjen e Sandër Lleshajt vendosi që nuk është i mjaftueshëm dhe gjithashtu kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut? Pothuajse të gjithë ata adoleshentë nuk dinë as emrat e ministrave në detyrë, nuk i dallojnë funksionet e qeverisë dhe pothuajse me siguri nuk kanë lexuar kurrë një gazetë apo një portal informacioni në jetën e tyre. Ata dinë gjithçka për Instagramin apo Tik-Toku, por asgjë për politikën. Dhe kështu, nga buron gjithë kjo gjullurdi sociale e orientuar kaq mirë politikisht?

Analistët e PD-së, të gjithë ata që papritmas janë bërë sociologë, nuk kanë dyshime. Adoleshentët në revoltë janë fëmijë të zemërimit të shkaktuar nga korrupsioni qeveritar, varfëria, arroganca, padrejtësia. Por nëse do të ishte e vërtetë, përse ky zemërim shpërthen vetëm midis moshave 14 dhe 15 vjeç dhe jo mes studentëve të universitetit për shembull? Dhe ku janë prindërit e tyre? Vëllezërit e tyre më të mëdhenj? Xhaxhallarët e tyre? Pse, nëse kanë të njëjtin zemërim, i lënë ata vetëm në shesh për të shkatërruar vitrinat e dyqaneve, semaforët dhe institucionet, në vend që të qëndrojnë pranë tyre, qoftë edhe vetëm për t'i edukuar ata të protestojnë me qytetari?

Por nëse të pranishmit në këtë revoltë janë të dyshimtë pikërisht për shkak të moshës së tyre të re, e cila zakonisht përkon (kudo, jo vetëm në Shqipëri) edhe me kulmin e indiferencës, dyshimi më i madh lind nga të munguarit. Pse PD dhe LSI nuk marrin pjesë në protestë? Ku janë demonstruesit që ish-pushtetarët shpesh paralamerojne si një armë gati për të pushtuar sheshet? Pse nuk shihen më përreth? Pse nuk shihni një flamur të vetëm të partisë te tyre në protesta? Pse populli që Ilir Meta tha se përfaqësonte kur erdhi puna për të mbrojtur privilegjet e tij, pikerisht tani që ka nje kauzë të fortë qëndron në shtëpi?
 
Këtu, pra e pranishmja dhe mungesa, shfaqen si dy anët e së njëjtës medalje që zbulojnë misterin. Adoleshentët dalin si mjeti me të cilin opozita nga anonimiteti përpiqet të ndezë qytetet, ndërsa në të njëjtën kohë shmang çdo përgjegjësi politike përballë akteve të vandalizmit. Ambasadorët perëndimorë bëjnë thirrje për qetësi, por PD dhe LSI janë të lirë t'i injorojnë këtë herë, duke thënë se "nuk janë ata që protestojnë". Pasi organizuan protesta të dhunshme për dy vjet duke u përpjekur të paraqisnin militantët e tyre si  "popull" por pa bindur askënd, tani ata kanë gjetur këta adoleshentë, si një pjesë të"popullit'' pa uniformë partie. Nje strategji e re lufte, e shpikur cuderisht pas një sondazhi serioz dhe te besueshëm qe tregon se si PD dhe LSI, madje edhe të bashkuara, rrezikojnë të humbin zgjedhjet e ardhshme.
 
Mendjet djallëzore të Berishës, Bashës dhe familjes Meta (shtyre nga perspektiva e një humbjeje tjetër elektorale) besojnë edhe një herë se ata mund ta përmbysin pushtetin me dhunë, kësaj here duke deleguar rolin e "ushtarëve" në një ushtri adoleshente. Por loja tani është zbuluar dhe ashtu si ajo që ndodhi me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve më 30 qershor, edhe kjo lëvizje do të kthehet në një tjetër bumerang. Dhe do të godasë edhe këtë herë mungesën e vizionit të politikanëve dhe mungesën e logjikës së analistëve të tyre.

xy/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skandali: 13/12/2020 20:26

    Duhet kthyer Shërbimi i Detyrueshëm Ushtarak ose në Komunitet, për të gjithë ata që mbarojnë Shkollën e mesme...!..kjo gjeneratë e SterPerkedhekur nulla-facendo-sh me Lekët e Babit e të Mamit, duhet edukuar

    Përgjigju
  • Lusajo: 13/12/2020 18:40

    Kreret e bandes mafioze te opozites Berishiane jane tmerruar nga drejtesia e re shqiptare Spak-u e BKH, saqe kane pregatitur lloj- lloj makinacionesh e pengesa qysh nga Çadra e 2017 dhe dalja nga parlamenti si dezertore apo bojkotimi i zgjedhjeve lokale te 30 qershorit, e bene jo te besueshem per elektoratin e saj. Dhe humbjet e njepasnjeshem ne zgjedhjet e ndryshme dhe frika e tmerri nga drejtesia per dhenien e llogarise per vjedhjet galopante dhe krimet ordinere e politike, si dhe deshtimet nga protestat te dhunshme antidemokrarike, kane pregatitur nje farse tjeter kriminale duke perdorur si mish per top adoleshentet 14 vjeçare tamam si organizatat terroriste te ISIS-is dhe Baku Harami, jashte rregullave te drejtave te njeriut per femijet minorene. Me vjen keq se keta femije po mbrojne kriminelet e klanit mafioze Berishiane, per te ruajtur te paprekur pasurite mymarramendese te kryekapobandave dhe vilat superlluksoze te Lalzit mafiozash Meta Berisha Kryemadhit dhe Bashaviçit....

    Përgjigju
  • Eri: 13/12/2020 09:36

    Like Hajduti organizon te miturit ne protesta.Maskaralliqet e Like Hajdutit kalojne cdo arsyetim normal.

    Përgjigju
  • Meri: 13/12/2020 07:13

    Ua sa shkrim i bukur. E ke bere vete apo Edi. Hajt per hajer te qofte.

    Përgjigju
    • @meri: 13/12/2020 10:47

      Cfare nuk te bindi Meri? Lexo qimin se ta mbush mendjen qe 13 vjec ne fakt do te thote 23 dhe 23 eshte numri magjik qe te ben te mencur dhe e gjen kauzen duke djegur kazana qe kur digjet e shpreh qarte revolten popullore me perfaqesim. E verteta nuk terheq shume ne kete vend

    • A. N.: 13/12/2020 07:56

      Njeri paguan tjetrin.

  • Lodi: 13/12/2020 01:03

    Por une nuk e kuptoj SPAK Ose Prokurori i Pergjithshem nuk vepron akoma Per 4 Kriminelet qe i kane bere kaq deme te mbedhaja ketij vendi!!!!!

    Përgjigju
  • bajrami: 12/12/2020 23:55

    Ata jane Karlo ata zullumqaret qe i njohim te gjithe. Po zhyten gjithnje e me thelle or mik e po fshihen pas kalamajve. Me poshte se kaq nuke ka

    Përgjigju
  • Hinglateri: 12/12/2020 22:20

    Berisha Basha Meta Kryemadhi se bashku bejne nje topmuti te madh

    Përgjigju
  • LORA: 12/12/2020 21:35

    C'fardo levizje qe mund e do te vije,deri ne fund te prillit 2021 (nga babalet e vrtdjegun ) ajo mund te marre jete vetem nga toleranca e patolerueshme e policise. Ligji ia jep forcen per te ushtruar policit ,ne mbrojtje dhe garantimin e sigurise se jetes,prones publike e private ,institucioneve,rendit.Nese policia cedon ne ushtrimin e kesaj detyre,,,,ajo plagoset keq prej buzequmeshtve-bij hajdutesh e kriminelesh.Pra policia,me shkopin e ligjit ne dore,trajnon vete trimerimin e gjenrrates se riosheve shtetshkaterrues.Vetem toleranca e pafalshme e policise,ne tri ditet e para,plagosi policine dhe zemren e qytetarise shqiptare,,,duke shndruar ne faktore rekrutet e rinj te shqupit dhe lesh-lizmit te integrum. Jam e bindur,zoti C.Bollino.

    Përgjigju
    • Drini: 14/12/2020 09:47

      Kjo nuk është protestë adoleshentësh mor zotëri. Kjo është përpëlitja e Metës dhe Berishës për ti shpëruar burgut. Ata kanë hall koke.Do të paguajnë gjithë kriminelët, injorantët dhe fëmijët e pa mbrojtur për të krijuar terror, që të arrijnë në nji kompromis për fatin e tyre .

    • Republika: 13/12/2020 15:18

      Turpi ligësia,maskarallëku hajdutëria, poshtërsia mafioziteti,lukunia imoraliteti politik,pabesia shpirtligesia urrejtja ndaj popullit shqiptar janë tiparet të Saliut,Likes,Monçkes Lulkës!TURP për t'a!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja