TIRANE- Artistja Adela Jusic gjatë verës ka planifikuar disa aktivitete artistike. Nga data 2 e deri me 8 gusht ajo do të marrë pjesë në një punëtori në Tirana Ekspress, ndërsa me datë 4 gusht do të hapë ekspozitën e saj në galerinë, Miza Gallery, në Tiranë.
Lindur në Sarajevë, Adela Jusic, është një nga artistet më premtuese të gjeneratës së saj, që merret kryesisht me video instalacion dhe fokusohet në eksperiencat e saj të luftës, pozitën e grave në luftë, religjionin dhe ambjentin ku ajo është rritur. Pas Tiranës, ajo bashkë me artisten Andreja Dugandzic, do të hapë me datë 10 gusht ekspozitën e saj të radhës në DokuFest – “Unerasable”.
Vitin e kaluar ajo ishte një ndër artistet pjesëmarrëse në Ekspozitën Muslim Mulliqi – “Out of the blue”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Korrik 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com