TIRANE- Një shqiptar mendohet se ka gjetur vdekjen në Siri ndërsa është nisur nga Tirana për të luftuar kundër trupave të Presidentit Bashar Al Assad në Siri. Lajmi nuk konfirmohet nga burime zyrtare, por e ëma dhe e shoqja e Anri Maliqit, djalit 34-vjeçar që nuk është dukur në Shqipëri që prej muajit gusht 2012, konfirmojnë faktin se u ka ardhur një mesazh që u tregon për vdekjen e Anrit.
Në intervistat për shqiptarja.com, rrëfejnë momentet e fundit kur kanë folur me Anrin dhe sesi është zhvilluar funerali pa arkivol e pa viktimë, vetëm dy javë më parë. Në Tiranë, në shtëpinë e tij në fshatin Prush, pjesa më e madhe e banorëve të thonë se Anri ishte radikal në besimin e tij musliman, ndërkohë që i bashkëfshatarët e njohin me nofkën “kamikazi”.
Nuri Domi, ambasador i Shqipërisë në Egjipt, që mbulon edhe disa vende të tjera fqinje, tha mbrëmë për “Shqiptarja.com” se nuk kishte asnjë dijeni për fatin e shtetasit nga Shqipëria Anri Qamilaj. I kontaktuar në linjë telefonike nga gazeta, Domi u shpreh se: “Kemi dijeni se shumë qytetarë sirianë me origjinë shqiptare, kanë humbur jetën në luftë kundër Assadit. Kemi kthyer në Shqipëri rreth 20 shtetas shqiptarë, me ndihmën e konsullit të nderit. Dikush nuk pranoi për shkak të familjeve që kishin krijuar në Siri. Për humbjen e jetës së shtetasit shqiptar Ari Maliqi, deri dje, nuk kemi patur asnjë informacion”.
Sipas një informacioni të dhënë dy javë më parë, janë shumë shqiptarë që janë rreshtuar në krah të rebelëve sirianë, që luftojnë për çlirim nga regjimi i Presidentit Bashar al-Assad, shumica shtetas nga Kosova apo Maqedonia.
LUMTURI MALIQI: DJALI IM VDIQ NË SIRI? DUA TRUPIN
Lumturi Maliqi, është nëna e djalit 34 vjeçar, për të cilin deri tani dihet se është zhdukur, humbur, asnjë informacion, por që në fshatin e tij, aty ku ka lënë bashkëshorten Migena dhe tre fëmijët e vegjël, thonë se është vrarë në Siri. Prindërit e tij pak kanë të bëjnë prej vitesh me Shqipërinë. Janë vendosur në Greqi. Në telefon me zonjën Lumturi, një ditë më parë, dukej se i kishte humbur shpresat për të birin.
Thotë se ka që në Vitin e Ri që nuk e ka parë djalin e saj. Dhe kërkon në fakt të dijë çfarë ndodhur, meqënëse nuk di gjë. E ëma, Lumturi është shumë e rezervuar të tregojë gjatë, duke bërë shumë pyetje dhe duke kërkuar të dijë se pse interesohen gazetarët. Më pas thotë se nuk do të shkruhet në gazeta, por që kërkon që i biri të kthehet, gjallë a vdekur.
Bëhet fjalë për djalin e saj Anri Maliqi, 34 vjeç, i cili, njihet për besimtar mysliman. Anri ishte djalë i vetëm, ka edhe një motër, e cila kohë më parë ka punuar gazetare, por që tani është vendosur në Londër. Djali, dyshohet se ka shkuar në Siri, akoma nuk dihet se çfarë misioni. Në fshat e kanë njohur për besimtar ekstremist. As nëna, as bashkëshortja, nuk duan të japin fotografi të djalit e bashkëshortit, dhe vetëm ndjehen të frikësuara. Nëna ka qenë para dy javësh në Shqipëri. Në shtëpinë e djalit. Aty kanë hapur dyert e mortit. Kanë pritur e përcjellë njerëz për djalin, që e konsiderojnë të vdekur. Ajo ka ardhur bashkë me bashkëshortin. Në shtëpinë e tyre në Greqi, ndërsa zonja Lumturi flet nga telefoni me ne, bashkëshorti i saj, i kërkon ta mbyllë telefonin: “ne na ka vdekur djali, gazetarët kërkojnë lajme” dëgjohet një zë në shtëpinë ku flitet vetëm për këtë çështje.
Zonja Lumturi, më falni që ju shqetësoj. Ju pyes për djalin tuaj, Anri Maliqi. Cila është historia që dini ju?
Çfarë të të them moj vajzë? Nuk di gjë unë si nënë e si prind. Nuk kemi asnjë informacion.
Po juve ju kanë thënë se ka vdekur. Si e morët këtë informacion?
E kemi marrë nëpërmjet një mesazhi që erdhi në celular. Na ka ardh vetëm një mesazh që thoshte se djali juaj ka vdekur në Siri. Ishte një njoftim, pa adresë, pa emër, pa asgjë. Më erdhi në numrin e telefonit ky mesazh që më thoshte për djalin. Kjo ishte e rëndë. Kur e merrja mbrapsh, nuk më dilte asgjë.
Po ju e besuat këtë gjë? Si e verifikuat? Patët kontakte me ndokën tjetër?
Cfarë të të them moj vajzë? Më ka ikur drita e syrit.
Ju e dinit se ai kishte ikur në Siri? Apo që ishte i besimit mysliman dhe që praktikohej aq sa të shkonte deri në luftë?
Po çfarë të dija unë...po ti dinim ne këto punë...unë do t’i kisha thënë djalit.
Kur e keni parë djalin për herë të fundit? Kur ka qenë kontakti juaj i fundit me të?
Nuk e kam parë djalin që nga Viti i Ri. Dhe nuk di si ta kërkoj. Më vjen kaq keq. Ai ka lënë gruan e tij në Tiranë ka edhe tre fëmijë. Si të ma bënte këtë? Ai ka lënë fëmijët e vegjël.
Po ju kur keni qenë në Tiranë për herë të fundit të merrnit informacion për të?
Kemi qenë pothuajse para dy javësh. Ndenjëm vetëm një javë dhe pastaj ikëm.
Po ju mblodhët informacion? Cfarë ju thanë?
Ç’të më thonë? Më thanë se fëmija nuk është gjallë. Më ka lënë tre fëmijë të vegjël. Nuk e dija.
Po kontakti i fundit me të? Nuk i tha as bashkëshortes se ç’kishte ndërmend të bënte?
Po ai u nis. Mori nusen në telefon dhe i tha: unë jam në Turqi dhe kam ardhur për tregti. Thuaj babit dhe mamit të mos kenë merak. Kaq ka qenë kontakti i fundit. Ç’të të them.
Eshtë e rëndë, por çfarë po mendoni tani? Si mund të zgjidhet kjo çështje?
Nuk di ç’të të them. Ne na kanë thënë se ai ka humbur jetën në Siri. Unë jam nënë, dhe ai nëse ka humbur jetën unë dua që trupi i tij të kthehet patjetër në Shqipëri. Unë dua që shteti të interesohet. Po ju si do ta bëni në gazetë këtë?
A mund të komunikojmë me vajzën tuaj që është në Londër?
Jo, vajza nuk do të flasë me ju.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com