Nga Tirana në Vlorë, vihen në hetim e gjobiten 8 administratorë, abuzime me çmimet dhe fatura fiktive (VIDEO)

Gjatë 48 orëve të fundit, janë vënë në hetim 8 administratorë subjektesh për abuzime me çmimet e produkteve që tregtojnë në pikat e shumicës dhe të pakicës të tregut të fruta-perimeve, ushqimeve dhe produkteve farmaceutike.

Në Tiranë, u vunë në hetim në gjendje të lirë 5 administratorë,  ndërsa 1 administrator u ndëshkua me masë administrative 50000 lekë, pasi ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore, pa e regjistruar pranë organeve tatimore dhe dyshohet se kanë përpiluar fatura tatimore të shitjeve fiktive të çmimit të produkteve që tregtojnë pikat e pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre.

Ndërkohë, në Durrës janë ndëshkuar me masë administrative me nga 50000 lekë, 2 pronarë dyqanesh me artikuj të ndryshëm ushqimor pasi tregtonin mall pa faturë, si dhe pronari i një farmacie pasi u konstatua se nuk kishte afishuar listën e çmimeve.

Në Vlorë, u procedua penalisht administatori i një supermarketi në lagjen "Ujë i Ftohtë", pasi në supermarketin në pronësi të tij, janë gjetur disa produkte ushqimore të skaduara, si dhe u ndëshkuan me masë administrative me 80000 dhe 50000 lekë 2 administratorë me aktivitet tregtim i artikujve ushqimor dhe industrial, si dhe fruta-perime, të cilët u gjetën të parregullt në ushtrimin e aktivitetit.

Në Elbasan, u proceduan penalisht 2 administratorë, pasi nga kontrollet rezultoi se ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore dhe farmaceutike pa faturë tatimore dhe pa u regjistruar pranë organeve tatimore.

"Kontrollet do vijojnë në të gjithë vendin pa ndërprerë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhtal çdo rast abuzimi me çmimet apo me afatet e skadencës së produkteve që ata blejnë", thuhet në një njoftim zyrtar të policisë.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjeço: 22/03/2020 17:12

    Fundurrina vlonjate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat