Nga uji te rrugët e papunësia
Rama: 32 problemet e Kukësit

Nga uji te rrugët e papunësia<br />Rama: 32 problemet e Kukësit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar raportin e dëgjesave për qarkun e Kukësit me 32 problemet që shqetësojnë banorët e qarkut verilindor të vendit.
 
Sipas raportit të publikuar nga Rama, nga 25 dëgjesa që janë kryer në tre bashkitë e qarkut, problemi kryesor për banorët e Kukësit është uji i pijshëm.
 
Banorët kanë akuzuar për shpërdorim të fondeve për projektet e ujit të pijshëm, ndërsa më pas vijnë problemet e tjerë për investime në kanalet e ujërave të zeza, si edhe ata të vaditjes.
 
Problemi i tretë që shqetëson banorët e qarkut të Kukësit dhe që kërkon ndërhyrje është infrastruktura në spitale dhe ajo rrugore.
 
Administrata e politizuar, papunësia, dëmshpërblimi nga përmbytjet dhe niveli i ulët i ndihmës ekonomike janë brenda 10 probleme të tjera që kërkojnë zgjidhje nga banorët.
 
Praktikën e dëgjesave Rama e cilëson të suksesshme, ndërsa thekson pjesëmarrjen e konsiderueshme të elektoratit të djathtë, sidomos në bashkinë e Tropojës.
 
Rama në raportin e tij ka bërë edhe një analizë të votave të 2017 krahasuar me 4 vite më parë. Sipas tij, Partia Socialiste ka marrë në 25 qershor 18,387 vota (+7,002 vota më shumë se në zgjedhjet 2013).

Partia Demokratike: 22,426 vota(-2,491 vota më pak se në zgjedhjet 2013) dhe LSI: 5,650 vota (-2,712 vota më pak se në 2013).

Kryeministri ka deklaruar se për cdo qark do të jetë një raport të tillë me problemet që do të ngrenë banorëët pas dëgjesave që janë zhvilluar.


STATUSI I PLOTË I EDI RAMËS/ RAPORTI JUAJ

Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Kukës.

Miqtë e këtij rrjeti nga qarku Kukës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport🇦🇱

Faleminderit

* * *

1. Të dhënat për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Qarkun Kukës

Diferenca e shprehur në votë e të dhënave të zgjedhjeve 2017 krahasuar me 2013 , për tre partitë kryesore në vend, Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, paraqitet si më poshtë:

Qarku Kukës 
Partia Socialiste: 18,387 vota (+7,002 vota më shumë se në zgjedhjet 2013)
Partia Demokratike: 22,426 vota(-2,491 vota më pak se në zgjedhjet 2013)
LSI: 5,650 vota (-2,712 vota më pak se në 2013)

Bashkia Kukës
Partia Socialiste: 11,630 vota (+4,931 vota më shumë se në zgjedhjet 2013)
Partia Demokratike: 9,619 vota (-1,633 vota më pak se 2013)
LSI: 3,890 vota (-2,134 vota më pak se në 2013)

Bashkia Tropojë
Partia Socialiste: 3,363 vota (+1,248 vota më shumë se në 2013)
Partia Demokratike: 6,244 vota (-463 vota më pak se në 2013)
LSI: 729 vota (106 vota më pak se 2013)

Bashkia Has
Partia Socialiste: 3,394 vota (+823 vota më shumë se në vitin 2013)
Partia Demokratike: 4,072 vota (-395 vota më pak se në 2013)
LSI: 453vota (-472 vota më pak se në 2013)

2. Raport mbi Dëgjesat Publike në Qarkun Kukës

Raporti i të dhënave mbi dëgjesat publike në qarkun Kukës në kuadër të “Bashkëqeverisjes me njerëzit për Shqipërinë që duam”, i zhvilluar në 3 bashkitë e këtij qarku dhe njësitë administrative nën juridiksionin e tyre.

Në total gjatë muajit korrik janë zhvilluar 25 dëgjesa, përfshirë takimin me të rinjtë në Kampin e Kampionëve organizuar nga FRESSH në Jalë.

Sa i takon metodologjisë së takimeve, duhet theksuar që të gjitha organizimet kanë qenë takime të hapura, publike dhe të njoftuara paraprakisht si në kanalet e medias sociale ashtu dhe në organet e medias konvencionale, për të mundësuar afrimin e një numri të madh qytetarësh të interesuar për të shprehur shqetësimet, nevojat dhe problemet e komuniteteve respektive. Të gjitha takimet janë realizuar në prani të drejtuesit politik të qarkut dhe kandidatëve, të cilët në shumicën e rasteve janë shoqëruar nga kryetari i partisë dhe titullari i njësisë vendore.

Gjithashtu, takimet janë regjistruar dhe publikuar në median sociale, median kombëtare dhe lokale, për të garantuar transparencë publike dhe mundësuar llogaridhënien politike e publike në një moment të dytë.

Së fundi është e rëndësishme të cilësohet që të gjitha shqetësimet e ngritura nga qytetarët janë regjistruar dhe përpunuar nga ekipi i drejtuesit politik të qarkut, për t’u integruar në axhendën e politikave publike të qeverisë për ndërtimin e “Kukësit që duam”.

Në përfundim të këtij procesi mund të themi pa mëdyshje se praktika e “dëgjesave publike” është pritur jashtëzakonisht mirë dhe vlerësuar maksimalisht nga qytetarët. Ky proces është perceptuar tek zgjedhësit si vëmendje dhe angazhim serioz i qeverisë për problematikat dhe shqetësimet e banorëve.

Vlen të theksohet pjesëmarrja masive e banorëve jo vetëm në njësitë administrative, apo qytete, por dhe në zonat e thella malore. Mbi të gjitha theksojmë pjesëmarrjen e konsiderueshme të elektoratit të djathtë, sidomos në bashkinë e Tropojës.

Çdo takim regjistron një numër mesatar pjesëmarrësish nga 40-60 personash në çdo takim, duke mundësuar bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë me rreth 1500 qytetarë në rang qarku.

Problematikat e ngritura në dëgjesat publike janë të shumta, megjithatë, nisur nga shpeshtësia e ngritjes së shqetësimeve veçojmë si më poshtë:

- Mungesën e ujit të pijshëm;
- Nevojën për investime në kanalet e ujërave të zeza në qendërat e Nj. Admin. si dhe të kanaleve të vaditjes thuajse në të gjithë qarkun;
- Shpërdorimi i fondeve për projektet e sistemit të ujit të pijshëm dhe atij vaditës kryesisht nga bashkia Kukës;
- Përmirësimin e infrastrukturës spitalore sidomos të spitalit rajonal të Kuksit (Spitali Infektiv në Kukës në gjendje të mjerueshme) dhe qendrave shëndetësore thuajse në të gjithë qarkun;
- Ndërtimin e mbi/nënkalimeve përgjatë rrugës së Kombit;
- Ndërtimin e rrugëve rurale që lidhin fshatrat me qytetin
- Ndërtimin e rrugës Qafë Prush – Nj. Adm. Zogaj, Tropojë (rruga ndërtuar nga italianët në v. 1939)
- Përmirësimin e infrastrukturës së shkollave, çerdheve;
- Korrupsionin dhe nepotizmin në administratën shtetërore;
- Dëmshpërblimin i banorëve të përmbytur nga liqeni i Fierzës;
- Krijimin e një laboratori bujqësor (i mbyllur 3 vite më parë) si në Kukës dhe ne Tropojë.

Lista e çështjeve të ngritura, shpeshtësia e tyre dhe Njësia Administrative (NJA) ku është ngritur:

1. Mungesa e ujit të pijshëm (shpeshtësia 23), ngritur në NJA Bicaj (3); Topojan (5); Shtiqën; Tërthorë (3); Mamëz; Lagjia Gostil; Borje; Ujmisht; Malzi; Kolsh; Zapod (3); Shishtavec (2);

2. Trajtimi i ujërave të zeza (shpeshtësia 27) ngritur në dëgjesat në NJA Shtiqën (3); Morin (4); Kodër Lumë (2); Bushat (2); Nangë (3); Orshekë dhe Cernalevë (2); Topojan (4); Turaj; Borje; Lagjia e Re Kukës (2); Tërthorë; Zapod (2)

3. Infrastruktura spitalore dhe qendra shëndetësore (shpeshtësia 35), ngritur çështje në NJA: 4 Mhole; 2 Kodër Lumë; 4 Orshekë dhe Cernavelë; 2 Kalis; 4 Grykë Çajë; 2 Fshat; 5 Topojan; 5 Bushtricë; 3 Ujmisht; 2 Zapod; 1 Tërthorë; 1 Kolsh

4. Investim në sistemin e vaditjes në bujqësi (shpeshtësia 25), ngritur çështje në NJA: 3 Surroj; 3 Bicaj; 5 Shtiqën; 1 Osmanaj; 2 Nangë; 1 Malzi; 1 Kolsh; 1 Orshekë e Cernalevë; 1 Kalis; 1 Fshat; 1 Topojan; 1 Resk; 1 Fushë Mollë; 1 Çajës; 1 Lagjia Gostil; 1 Golaj

5. Ndërtimi i shkollave dhe rikonstruksioni (shpeshtësia 40), ngritur çështje në NJA: 5 Bicaj; 2 Lagjia Gostil; 2 Fshat; 3 Shtiqën; 3 Bushtricë; 4 Tërthorë; 4 Peraj; 5 Has; 3 Shishtavec; 3 Zapod; 1 Kolesian; 1 Kolsh; 1 Vlaha; 1 Topojan; 2 Ujmisht; Tropojë të vjetër

6. Niveli i ulët i ndihmës ekonomike (shpeshtësia 7), ngritur çështje në NJA: 2 Tropoje e vjetër; 2 Zapod; 3 Bilaj

7. Dëmshpërblimi i banorëve të përmbytur nga liqeni i Fierzës

8. Administrata e politizuar dhe e paaftë / keqadministrim i pronës publike (shpeshtësia 29), ngritur çështje në NJA: 1 Surroj; 5 Bajram Curr; 3 Tropojë e vjetër; 8 Kukës; 3 Has; 2 Shtiqën; 2 Topojan; 2 Zapod; 1 Bilaj; 1 Kosharicë; 1 Lomje

9. Papunësia (shpeshtësia 21), ngritur çështje në NJA: 2 Surroj; 3 Bajram Curr; 1 Bicaj; 1 Tropojë e vjetër; 2 Zapod; 2 Bilaj; 1 Kosharicë; 4 Shishtavec; 2 Tërthorë; 3 Novoselë

10. Kërkesë për ndërtim urash (shpeshtësia 6), ngritur çështje në NJA: 2 Tropjë e vjetër; 1 Orshekë e Cernalevë; 2 Grykë Çajë; 1 Bushtricë;

11. Vënia në punë e aeroportit të Kukësit (shpeshtësia 5) ngritur çështje në NJA: 5 Shtiqën

12. Rritje e buxhetit për arsimin (shpeshtësia 2), ngritur çështje në NJA: 2 Bicaj

13. Ndihmë për ribërjen e shtëpisë (shpeshtësia 3), ngritur çështje në NJA: 1 Bajram Curr; 1 Bicaj; 1 Tropojë e vjetër

14. Mirë- administrimi i fondeve, ngritur çështje në NJA: 2 Surroj;

15. Tarifa e energjisë elektrike, ngritur çështje në NJA: 3 Tropojë e vjetër; 3 Shishtavec; 2 Zapod;

16. Mungesa e tregjeve dhe pikave të grumbullimit për bimët medicinale, ngritur çështje në NJA: 4 Bicaj; 2 Topojan;

17. Infrastruktura rrugore (mirëmbajtje dhe investim) ngritur çështje në NJA: 3 Surroj; 2 Bicaj; 2 Zapod; 2 Topojan; 5 Qafë Prush – Zogaj;

18. Sistemi gjyqësor i korruptuar, ngritur çështje në NJA: 3 Bajram Curr; 3 Fierz;

19. Mungesa e investimeve në turizmin local, ngritur çështje në NJA: 4 Bicaj;

20. Legalizim

21. Dëmshpërblim i tokave të përmbytura, ngritur çështje në NJA: 4 Morinë

22. Investim në rrugët rurale/dytësore, ngritur çështje në NJA: 5 Surroj; 1 Bajram Curr; 7 Topojan; 5 Tropojë e vjetër; 1 Shtiqën; 3 Tërthotë; 4 Bicaj; 4 Novoselë; 5 Zapod; 2 Shishtavec; 2 Borje; 2 Orgost; 2 Golaj; 2 Malzi

23. Investim në mbrojtjen e mjedisit, lumenjtë, pyjet etj, ngritur çështje në NJA: 2 Surroj;

24. Rritja e pensioneve të fshatit, ngritur çështje në NJA: 1 Has; 1 Krumë

25. Amortizimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, ngritur çështje në NJA: 1 Surroj; 1 Bushat; 1 Malzi; 1 Kolsh; 3 Lagjia e Re Kukës; 2 Bushtricë; 2 Zapod; 2 Tërthorë;

26. Rritja e subvencionimeve në bujqësi (nafta, farat, pesticidet), ngritur çështje në NJA: 2 Surroj; 2 Bicaj; 1 Topjan; 1 Fshat; 2 Bajram Curr; 2 Tropojë e vjetër; 3 Kukës

27. Mungesa e infrastrukturës për tregtimin e gjësë së gjallë/produkteve blegtorale, ngritur çështje në NJA: 2 Bajram Curr; 1 Topojan

28. Zgjedhja e kryetarëve të fshatrave dhe propozimi i anëtarëve të Këshillit Bashkiak, ngritur çështje në NJA: 3 Shtiqën

29. Mungesa e mësimdhënies, ngritur çështje në NJA: 3 Surroj; 2 Zapod; 2 Topojan; 1 Surroj; 2 Shishtavec

30. Mbajtja e taksave dhe tatimit të firmave që punojnë në fshat, ngritur çështje në NJA: 2 Surroj

31. Pagesa e punëtorëve të mirmbajtjes së rrugëve dhe kanalizimeve, ngritur çështje në NJA: 2 Surroj;

32. Mjek veteriner, ngritur çështje në NJA Malzi


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie