'Nga veshjet te karriget dhe ajrosje 4 herë në ditë'! Parukeri vetëm me prenotim (Rregullat e reja)

Të gjitha gratë po presin me padurim hapjen e parukerive dhe qendrave estetike, por duket se çdo gjë nuk do të jetë më si më parë. Në rregulloren për marrjen e masave higjieno-sanitare për parukeritë dhe qendrat estetike të publikuar në e-albania në hyrje çdo klient pajiset me veshje plastike (qese) njëpërdorimshme për këpucët, të cilat hidhen në kosh në dalje. Çdo klient që kryen shërbime të trajtimit trupor duhet të pajiset me veshje njëpërdorimshme, e cila hidhet në kosh.

Karriget, poltronat, krevatet etj. ku ofrohen shërbimet duhet të vishen me mbështjellëse letre të tipit roll-on me njëpërdorimshme. Në mungesë të mbështjellëses, vendet e ofrimit të shërbimit duhet të dezinfektohen mirë për çdo klient. Letra e përdorur griset dhe hidhet në kosh.

Peshqirët duhet të jenë të ambalazhuar/paketuar dhe të përdoren vetëm njëherë për çdo klient. Pas përdorimit hidhen në kosh të mbyllur të veçantë. Peshqirët duhen larë çdo ditë. Prekja e peshqirëve të papastër bëhet vetëm me doreza.

Në hyrje dhe dalje subjekti duhet të ofrojë produktin higjienizues të duarve për personelin dhe këdo që hyn e del në ambientet e brendshme dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre.

Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metrash midis klientëve në çdo drejtim. Në rast të pamjaftueshmërisë së hapësirës subjekti shërben aq klientë sa i lejon hapësira duke respektuar detyrimin e mësipërm. Subjekti shërben vetëm me prenotim online apo me telefon dhe nuk lejohet krijimi i radhëve të pritjes në brendësi të ambientit apo jashtë tij.

Në çdo rast të sigurohet ventilim (ajrimi) natyral të paktën 4 herë në ditë për 10 minuta. Në momentin e ajrosjes subjekti nuk ofron shërbim për asnjë klient.

Çdo pajisje pune si gërshërë, makina qethëse, furça, krehër, pjastra, pajisje depiluese, kapëse plastike, mjete pune druri, metalike apo plastike etj. duhet dezinfektuar/sterilizuar për çdo klient si dhe para e pas mbylljes së aktivitetit ditor. Për pajisjet metalike të punës rekomandohet edhe përdorimi i sterilizimit me autoklava.

Asnjë person me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt. Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment: doreza mbrojtëse, maska dhe higjienizues duarsh me mbi 60% alkool. Dezinfektimi i duarve kryhet menjëherë pas ardhjes në punë si dhe para dhe pas çdo klienti që shërbehet.

Klienti që kryen trajtime të fytyrës mund të mos mbajë maskë, por duhet të sigurohet distanca më e madhe e mundshme klient-ofrues shërbimi dhe koha të reduktohet në maksimum. Rekomandohet përdorimi i maskave sa më profesionale apo mjekësore.


Lajmi kryesor:

Kafe me kartë krediti! Protokolli higjieno-sanitar si do funksionojnë baret! Hapen muzetë dhe bibliotekat! Parukeritë vetëm me prenotim (Rregullat e reja)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille